Shkupi dhe Kumanova po ngulfaten, kërkohen masa (FOTO)

0

Shkupi dhe Kumanova më të ndotura edhe sot, kërkohen masa
Niveli i ndotjes së ajrit në Shkup, Kumanovë, Manastir edhe mbrëmë dhe sot është mbi normat e lejuara. Qytetarët e këtyre komunave përsëri thithin grimcat kancerogjene PM 10, stacionet matëse të ndotjes së ajrit edhe sot tregojnë prani të lartë të grimcave PM10 në ajër. Qytetarët e këtyre komunave kanë kërkuar masa nga ana e autoriteteve qeveritare, sidomos për fëmijët që janë ndër më të ekspozuarit.
Shkupi ka një kohë të gjatë tashmë që radhitet e para në listën e vendeve më të ndotura në botë. (INA)