Shkupi heq ndalesën, por pjesëmarrja e Lavrovit në takimin e OSBE-së ende e pasigurt

Picture of INA
INA

24/11/2023

Qeveria maqedonase ka vendosur që të heqë ndalesën e fluturimeve të avionëve rusë, për t’i mundësuar delegacionit rus, që përfshin edhe kryediplomatin Sergei Lavrov, për të ateruar në Shkup. Lavrov parashihet të marrë pjesë në Këshillin Ministror të shteteve anëtare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që mbahet më 30 nëntor dhe 1 dhjetor.

Vendimi i Qeverisë maqedonase erdhi pasi Ministria e Jashtme dhe ajo e Mbrojtjes dhanë miratimin për lejimin e fluturimit të avionit rus dhe të aterimit të tij.

Pavarësisht këtij vendimi, Shkupi tha se sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për fluturimet e tjera nuk do të hiqen.

Por, që pjesëmarrja e Lavrovit të jetë e sigurt ndalesa e fluturimit duhet të hiqet edhe nga një shtet fqinj i Maqedonisë së Veriut, Bullgaria apo Greqia.

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriu, Bujar Osmani, paraprakisht ka thënë se Lavrov i ka dërguar një letër në fillim të nëntorit në të cilën, “ka treguar interes dhe kërkesë për të siguruar praninë e tij në Shkup”.

Para disa ditësh, Osmani tha se kërkesat për viza të delegacionit rus janë duke u proceduar dhe sapo të ketë informacione, opinioni do të informohet.

“Vendimi për sanksionet e Bashkimit Evropian nuk vlen për ngjarjet e natyrës shumëpalëshe siç është OSBE-ja, prandaj është vendim i qeverive që duhet ta sjellin, por ka një bazë ligjore në BE. Tani, ne dhe të paktën një nga vendet tona fqinje duhet të marrim një vendim të tillë. Bullgaria apo Greqia për të mundësuar një fluturim të tillë”, tha ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, më 15 nëntor.

Këshilli Ministror i OSBE-së, që do të mbahet në Shkup, shihet si një ngjarje kyçe në të cilën do të vendoset se si do të funksionojë organizata në të ardhmen, duke pasur parasysh pengesat dhe bllokadat e vazhdueshme të vendosura nga Rusia që nga nisja e pushtimit të Ukrainës shkurtin e vitit të kaluar.

Një nga sfidat kryesore është gjetja e një vendi që do të marrë presidencën nga Maqedonia e Veriut për vitin e ardhshëm.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, tha se tre skenarët për zgjidhje të mundshme që kanë qarkulluar deri më tani në opinion janë ende në lojë.

E para është të arrihet një konsensus për kryesimin e Estonisë, e dyta është gjetja e një vendi tjetër për të cilin 57 shtete anëtare do të arrijnë një konsensus dhe e treta është që Maqedonia e Veriut të jetë në krye të organizatës edhe vitin e ardhshëm.

Në Këshillin Ministror në Shkup që do të mbahet më 30 nëntor dhe 1 dhjetor do të marrin pjesë 76 delegacione, 57 nga shtetet anëtare të OSBE-së dhe shtetet e tjera partnere të organizatës./REL

TË FUNDIT
11 minuta
Detektor-Anketë: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO rriti sigurinë, por nuk përshpejtoi rrugën për në BE
19 minuta
Të punësuarit në Pyjet e Maqedonisë tre muaj pa rroga
2 orë
Najçevska "godet" Siljanovskën: Udhëton me pasaportë Maqedonia e Veriut, shet budallallëqe
3 orë
Hajredini: BDI ka mbetë me vetëm 8 deputetë
3 orë
Mitsotakis: Shkupi dhe Tirana vetëm mund të përfitojnë me raportet e mira me Athinën!

ME TE LEXUARA

1 ditë
Si po zhvillohen bisedimet për Qeverinë, flet zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së
1 ditë
Krijohet makina e parë në Maqedoni – Studentët do të garojnë në garë botërore (VIDEO)
2 orë
Najçevska "godet" Siljanovskën: Udhëton me pasaportë Maqedonia e Veriut, shet budallallëqe
1 ditë
Osmani: Mosrespektimi i vullnetit kthen “shumicën” para Marrëveshjes së Ohrit!
1 ditë
VMRO dhe VLEN vazhdojnë në ndarjen e "kulaçit" qeveritar, në tryezë edhe dogana, MEPSO dhe Ndërmarrja e Rrugëve

LEXO MË SHUMË

nato-mkd-zname

Detektor-Anketë: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO rriti sigurinë, por nuk përshpejtoi rrugën për në BE

IMG_2442

Të punësuarit në Pyjet e Maqedonisë tre muaj pa rroga

gordana siljanovska davkova

Najçevska “godet” Siljanovskën: Udhëton me pasaportë Maqedonia e Veriut, shet budallallëqe

xhevdet hajredini ali ahmeti

Hajredini: BDI ka mbetë me vetëm 8 deputetë

micotakis mitsotakis

Mitsotakis: Shkupi dhe Tirana vetëm mund të përfitojnë me raportet e mira me Athinën!

arben taravari

Taravari tregon se si do të punohet në Qeverinë e re

mural shtepia shendetit kumanove

Muralet që i japin ngjyra Maqedonisë së Veriut

Dimitar-Apasiev-007-scaled

Apasiev: Këta që po vijnë janë edhe më të këqinjë se BDI

fronti evropian

Fronti Europian parashtroi ankesë në KSHZ për rivotimin në Zhelinë

INFO

NA NDIQ