SHKUPI – KJO „MEKË” E SHQIPTARISË

INA
INA

06/12/2023

Zekerija Idrizi

(Fragment nga dorëshkrimi im „Monolog”; ky monolog është dhe betim i imi solemn – testamenti im më sublim jetësor)

Zekë! Ishe njëri nga akterët dhe subjektët në ditët dhe çastet më të vështira nëpër të cilat kalonte kombi yt, toka yte dhe kauza madhore e kombit tënd, në fund të mileniumit të dytë dhe në prag të mileniumit të tretë.
Po, po, pikërisht kur në tokën tënde mëmë, kriste e gjëmonte gjithandej pushka e baruti nga burrat e gratë më të fisme të kombit tënd, të racës pellazgo-ilirike, arbërore e shqiptare, ti brofje i shashtisur në këmbë skutave të dhomës tënde. Shpirti yt i sfilitur përjetonte rënkim, gjëmë e erupcion. Zemra yte, ndërkaq, përpëlitej sikur përjetonte çastet e agonisë. Dhe, këto ditë përjetimesh ogurzeza ti i përjetoje aty diku në një “kolibe” të Berlinit grandioz. Pikërisht këtu, si i huaj (auslander) në mes kombit gjerman, kryepari i të cilit Otto Von Bismark, me “amenin” edhe të ca princërve e mbretërve të tjerë të racave konglomerat të kontinentit të vjetër Evropë, pjesë përbërëse e të cilit është dhe raca yte e stërlashtë dhe e bekuar njëkohësisht, këtu e mbi një shekull më parë pat vënë padrejtësisht kufinj ndarës në gjeografinë e tokës tënde.
Ula kokën dhe ofshana aq thellë sa desh më doli shpirti. Klitha: Sa e sa hektarë të tokës sonë, o Zot, na i gllabëroi ky armik shkja?
O Zekë! Kjo farë e mallkuar, madje, edhe faltoret, respektivisht tempujt e shenjtë fetarë të të parëve tu jo vetëm që i rrënoi dhe përdhosi si mos më keq, por edhe i uzurpoi padrejtësisht.
Histeria, mendësia e tyre qyqare prej antikrishti e satanai, shpirti i tyre patologjik fetar kishat shqiptare të të parëve tu, si shtëpi të Perëndisë, i shndërroi në vatra të obskurantizmit mesjetar sllavo-ortodoks, në kisha svetisaviane. Paraardhësit e tu, për habi, si kosmopolitë që ishin, ndër shekuj shpërfaqën një përkujdesje dhe një respekt të thellë në ruajtjen dhe mbrojtjen e këtyre kishave. Jo sepse ato tashmë ishin nën patronazhin e ortodoksëve sllavë, por sepse ato kishin në të vërtetë gjenezë iliro-dardano-shqiptare.
Vallë po të të përrallis? Apo mos vallë po të të dëftoj andrralla të zbukuruara!?
Jo, jo! Kështu, sikundër të tregova, në të vërtetë patën vepruar ndër shekuj ca familje fisnikësh të kombit tënd, të ashtuquajturit “vojvodë shqiptarë”, me kishat tona në Deviq, në Pejë dhe në Deqan, të cilat qysh herët na i pat uzurpuar armiku.
Barbaria e tyre madje nuk përfundoi me kaq. Ata bënë edhe hapin tjetër fatal: gjithandej trojeve të Ilirisë ata mbollën kishat e tyre politike për të justifikuar mendësinë e tyre fantazmagorike, respektivisht mitin e tyre për Kosovën iliro-dardane si “djep të serbizmit”, si “tokë të shenjtë serbe”, si “Jerusalem serb” etj.
Me të ngritur më pas të kokës, ndeshem sy më sy me vetveten. Tashmë fytyra m’është ca më e mrrolur e më e zymtë. I mëzitur thellë vazhdova.
Zekë! Rrjedhimisht, nga katrahura e përgjithshme që pllakosi kombin tënd, t’u bë pikë e pesë gjenealogjia yte fisnore. Po, po. Pikërisht në oborrin e fisit tënd, qe vërë dhunshëm (aaah!) kufiri ndarës, i cili, jo pakë, i ngjasonte tamam murit kinez, apo mbase edhe atij berlinas.
Këtë kufi, ke parasysh, fisit e kombit tënd ia sugjeroi me një tradhëti tinëzare, e din më, cari rus me bekimin e asaj kurvës plakë. Sugjerim ky të cilin e vënë në jetë këlyshët e tyre: knjazët, carat, naçallnikët, hordhitë çetnike, popat antikrishtë e satanë, akademikët, në kolaborim të thellë e konspirativ këta me farën e fëlliqur të kombit tënd: me ca shqipfolës të mendermethënshëm.
Për rrjedhojë, fisi yt u shkapërderdh aty diku përskaj kufirit, në të dy anët e tij. Gjaku i nënës dhe gjyshes sate ngeli në viset e andejkufirit, në katundet rrëzë kodrës së Kopilaçës: në Debollde e në Mjak të Vitisë, të përfshira këto asokohe në Kosovën autonomiste nën serbo(jugo)sllavi. Ndërkaq gjaku i babait e gjyshes sate ngeli andej-këndej kufirit: në Kodërtrim (ish-Gjurgjedell) të Kaçanikut dhe (gjaku i ime gjyshe, apo i nënës së tim atë) në Tanushë të Shkupit ilirik nën Maqedoni. Këtë fat të ligë, mjerisht, do ta pësojnë edhe miliona pjesëtarë familjesh e fisesh të kombit tonë, që shtrihen gjithandej Shqipërisë së përgjakur, të sakatosur e të pëgjysmuar nga brenda dhe nga jashtë, si dhe nga të katër anët me kufinj të hekurt.
Më kupton? Kuptove se de jure ku na është vënë kufiri?
O burrë, të plaçshin sytë, po kufiri, vaj medet për ne, na është vërë mu në mes të oborrit, gjakut, familjes e të fisit tonë!
S’do harruar faktin se kjo marrëveshje, që lëvizi kufirin në dëm të kauzës e gjeografisë sonë edhe ashtu të dëmtuar prej shekujsh, qe shkak plus, për të mos thënë vendimtar, në vargun e shkaqeve të shumënumërta që nxiti eruptivisht revoltën luftarake shqiptare. Pas pak çastesh, aty rrëzë kodrës së Kopilaçës, në Tanushën tonë historike krisi pushkën e parë brigada e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Zekë! Yt atë, Zeneli, kur ti s’kishe lindur akoma, duke mos mundur të durojë zullumin dhe trysnitë e numërta që i ushtronte mbi shqiptarët regjimi i egër rankoviqist-titist viteve të pesëdhjeta në Kosovë, mblodhi kalamajt dhe plaçkat dhe u zhvendos nga Kaçaniku në Shkup. E, me të e pas tij rendën edhe qindra mijëra familje të tjera, që u vendosën gjithandej viseve të Shqipërisë Lindore (ah!) nën Maqedoni.
Mu duk sikur e mërzita dhe më shumë.
Nejse de, mos u mërzit he burrë! – u përpoqa ta ngushëlloj. Sepse, ti e din më, se këto dyndje de fakto na ndodhën jo gjetkë, në ndonjë vend të huaj, por mu brendapërbrenda tokës sonë mëmë. Mandej, sidoqoftë, ne na mbanë shpresa që, në mos mundshim sot, bile në një të ardhme të afërt me izën e Zotit do t’i bashkojmë trojet tona e do t’i vendosim kufinjt ashtu siç na i pat vendosur që në fillim të ekzistencës Krijuesi ynë, i qofshim falë!
Në rregull, unë e kuptoj se, vërtet, të vie të pëlcasësh nga mërzia e përmallimi kur ke parasysh atë fatin e hidhur të familjes së gjakut tënd, familjes së xhaxhait tënd Metushit, e cila ia mbathi për t’mos kthyer kurrë për në shkrepat e Anadollit. E, për në këtë tokë “të ftohtë” ia mbathën edhe miliona shqiptarë të tjerë. Si mundem, vallë, të heq nga mendja edhe miliona e miliona pjesëtarë të tjerë të kombit tonë që po dergjen tokave të huaja: në Turqi, në Azi, në Afrikë, në Itali, Sicili e Kalabri, në Ukrainë e në Amerikë …ahhh! Ah, kurbeti – kjo plagë jona shekullore – seç nuk na u hoq dot qafesh, mor burrë!
Besa boll mirë! Po ti? Ti ku na ishe e ku ngele kësoperiudhe?
Ti mor i mjerë, tok me pjesën tjetër të fisit tënd, ngele në Shkupin e “Skopjes” sllavomaqedone. Ti, në fakt, në këtë vend linde dhe u rrite.
Ah, mor Zekë! Qafirët shkje ta shëmtuan si mos më keq me këtë emër Shkupin – këtë kryeqendër të Dardanisë antike dhe të Vilajetit të Kosovës, këtë “mekë” të Shqipë(ta)risë etnike!
…………
Megjithatë, Zekë, mbaje veten dhe mos humb kurrnjëherë shpresën, duke e shoqëruar ate edhe me punë të palodhshme gjer në vdekje, se një ditë, kysmet, do jemi banorë e shtetas të Shqipërisë ETNIKE-NATYRALE. Dhëntë Zoti sa më shpejtë të jetësohet kjo dëshirë dhe ky synim i shenjtë yni! Amin!

Zekerija Idrizi
Berlin

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Afrim Gashi

Gashi tregon arsyet se pse u bashkua opozita shqiptare

IMG_9532

Sela nga Saraji: Nuk e përkrahim Arben Taravarin për president

Elmi Aziri

Aziri: ASH del e vetme në zgjedhje, kjo çështje do të diskutohet dhe në organet partiake!

Talat Xhaferi

Xhaferi: Maqedonia e Veriut ndërton vlera evropiane të bashkëjetesës, multikulturalizmit dhe multietnicitetit

Arjanit Hoxha ziadin sela zejdi

Si do të shkojë ASH-ja e Selës në zgjedhje? Zejdi është për bllok të gjerë politik, Hoxha i sigurt për koalicion fitues

arber ademi

Ademi: Brenda javës i unifikojmë pagat e profesorëve

Abdush demiri

KSHZ kompleton përbërjen e saj, Abdush Demiri bëhet anëtari i shtatë i saj

UT Universiteti tetoves

VLEN: BDI nxori në rrugë elitën intelektuale shqiptare

rasti-Sopotit

Sopoti – 21 vjet, rast klasik i montuar, 12 banorë me 156 vite burg, 6 agjentët fajtorë kurrë nuk u përgjigjën!

INFO

NA NDIQ