Shkupi marshoi për ajër të pastër – Protestë me moton “Ajër të pastër për të gjithë”

Picture of Ina Online
Ina Online

10/12/2024

Ndotja e ajrit edhe në këtë sezon të dimrit paraqet kërcënim për shëndetin e qytetarëve, jo vetëm në Shkup, por edhe në qytete tjera të vendit.

Me marsh proteste që nisi para ndërtesës së Ministrisë për Ambient Jetësor, pasdite, nisma qytetare “Qyteti i gjelbër human” dhe disa OJQ tjera, me moton “Ajër të pastër për të gjithë”, kanë shprehur revoltën për shkak të ndotjes ekstreme të ajrit.

Qytetarët kanë marshuar me parrullat “Në Shkup jetojnë ndërtesa dhe automjete, vetëm ne njerëzit ngulfatemi”, “A ju japin partitë ajër të pastër”, “Buxheti shkop magjik për ndotjen”, “A edhe për këtë do të protestojmë” e të ngjashme.

Marshi ka vazhduar para Kuvendit për të përfunduar par ndërtesës së Qeverisë.

Shkaqet e mbajtjes së protestës, sic thanë organizatorët, janë rastet e vdekjeve të shkaktuara nga ndotja e ajrit, që sipas tyre, janë 17.7% e vdekshmërisë së përgjithshme në vend në nivel vjetor. Çdo vit në Maqedoninë e Veriut shënohen thuajse 4.000 raste të vdekjeve që shkaktohen për shkak të ekspozimit ndaj grimcave PM2.5 – thanë nga “Qyteti i gjelbër human”.

Protesta ka dërguar mesazhe të fuqishme për nevojën e qasjes strategjike drejt mbrojtjes së ambientit jetësor. Aktivistët bënë thirrje për investime në transportin publik, subvencionimin e fotovoltaikëve dhe fasadave efikase energjetike dhe zhvillimin e sistemeve për vozitje me biçikleta. /tvklan.mk

TË FUNDIT

Grenelli takoi Mickoskin në Uashington

14 profesorë marrin vendime pune në Tetovë, Kasami: Mësimdhënësit tanë janë shtyllat e edukimit dhe të përparimit

Lidhja me Gjestin, reagojnë sërish familjarët e Eglit (FOTO)

Inaugurimi i presidentit Trump, Taravari lajmërohet nga Uashingtoni (FOTO)

Do t’i shpëtojë nominimit, Xumi “detyron” gjithë shtëpinë të hyjnë në tualet

Prokurori Kocevski flet për rastin e Artan Grubit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË