Shkupi mbrëmë pa energji elektrike, çfarë ndodhi?

Picture of designer@fetishimedia.ch

14/02/2022

Shkupi mbrëmë për disa orë ka ngelur pa energji elektrike. Kjo ndodhi si pasojë të përfshirjes nga zjarri të dy largpërçuesve dhe një trafostacioni në periferi të kryeqytetit.

“Problemet në largpërçuesin TS Shkupi 4 – TS Bunarxhik dhe zjarri në afërsi të një trafostacioni në Pintija, kanë qenë shkak për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike në pjesën më të madhe të Shkupit, një pjesë të Velesit dhe Ovçe Polës”, thonë nga kompania MEPSO.

Më tej nënvizohet se këta faktorë kushtëzuan çrregullimin e të dy 400/ 110 kV transformatorëve. Pas ndërhyrjeve të shpejta është normalizuar furnizimi me energji elektrike.

MEPSO njofton qytetarët se ekipet e ekspertëve po eliminojnë defektet e mbetura.

Dritat ikën dhe penguan mbajtjen e një aktiviteti të partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, derisa po prezantoheshin punët e realizuara në 100 ditëshin e komunave që udhëhiqen nga kjo parti. Pas kësaj situate, kreu i opozitës maqedonase akuzoi pushtetin.

“Qeveria e LSDM BDI-së i detyrohet përgjigje dhe përgjegjësi pse nuk ka rrymë? Kërkojmë përgjegjësi, sepse askush nuk duhet ta heshtë demokracinë”, theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. (INA)

TË FUNDIT

Arben Fetai reagon pas vendimit të deputetes Mimoza Musa për të qëndruar në VLEN

Aksident i rëndë në Shkup, humbin jetën dy persona

Taravari: Në vitin 2024 thamë që do e sjellim ndryshimin, por tash nuk mund të themi me krenari që kemi sjellur ndryshim

Taravari: Populli zgjedh Aleancën për Shqiptarët! Shihemi në Tetor!

Shkyçja e numrit në rritje të qytetarëve nga ngrohja qendrore, do të ketë pasoja

“Higjiena Komunale”: Komuna e Çairit na ka borxh 7 milionë denarë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË