Shkupi, një degë e vullkanit të pashuar të Adem Jasharit

Iliria News Agency
Iliria News Agency

06/03/2023

Prof. dr. Skender ASANI

Sot kur po shënojmë 25 vjetorin e Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kur në natën e 4 e 5 marsit të vitit 1998, Prekazi ishte rrethuar nga forcat e shumta ushtarake dhe policore serbe, kujtimi ynë merr një dimension epik, jo vetëm për shkak të karakterit të ngjarjeve, por edhe për shkak të efektit që prodhoi kjo epope, e cila në qendër kishte rezistencën e familjes heroike Jashari në krye me komandantin legjendar Adem Jashari.

Sulmi i tretë i forcave serbe në lagjen Jasharaj, që kishte ndodhur më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, kishte marrë jetën e 55 njerëzve, 22 prej të cilëve, familjarë të
ngushtë të Adem Jasharit.

Historia njeh shumë ngjarje që kanë dalur nga vullkani i pakënaqësive të një populli. Por heroizmi i Jasharajve në Prekaz para 25 viteve, përpos që ndryshoi opinionin publik ndërkombëtar mbi çështjen e Kosovës , duke e ngritur atë në krye të agjendës botërore, njëherësh përshpjetoi një proces të nisur i cili duhej të përfundonte me çlirimin e Kosovës.

Për rrjedhojë, në themelet e shtetit të lirë e të pavarur të Kosovës, tash e 25 vite qëndron arsyeja sublime e sakrificës së familjes Jashari, qëndron ideja e Adem Jasharit se pa rezistencë të armatosur Kosova nuk mund të çlirohej.

Në themelet e shtetit të lirë e të pavarur të Kosovës, tash e 25 vite qëndron përgjigja ndaj të gjithë atyre që kishin iluzione se Kosova mund të çlirohej pa rezistencë të armatosur.

Adem Jashari nuk e shpiku rezistencën e armatosur, por ai shpiku diçka madhështore pa të cilën nuk mund të merrej me mend fitorja mbi makinerinë pushtuese serbe: ai ua vrau inferioitetin shqiptarëve dhe i bëri të dinjitetshëm dhe të liruar nga kompleksi i fajësisë ndaj brezave të ardhshme. Duke ndjekur modelin e Adem Jasharit, shqiptarët u bënë pjesë e një filozofie tjetër të mendimit dhe veprimit, prandaj roli dhe konteksti që ka ai në histori, ndërlidhen me kthesën e domosdoshme që duhej të merrnin ngjarjet në Kosovë, të cilat nuk do ta kishin dimensionin e papërsëritshëm historik sikur të mos e kishin në thelb
motivin për të rezistuar ushatarkisht.

Ne jemi me fat që këtë figurë të madhe të kombit, e patëm edhe në mesin tonë, këtu në Shkupin Dardan në fillm të viteve 90-të. Është meritë e
shkupjanëve, parasegjithash e atyre që ishin shokë dhe bashkëpunëtorë të Adem Jasharit, të cilët pa i llogaritur pasojat dhe rreziqet, i ofruan
strehim dhe logjistikë, njeriut i cili më vonë do të shkruaj historinë e lavdishme të Kosovës me gjakun e vet dhe të familjes, duke u bërë kështu
simbol i rezistencës së organizuar kundër pushtuesve serbë. Kur i bënë këto veprime, këta shokë dhe bashkëveprimtarë nga Shkupi nuk e kishin
idenë se një ditë Adem Jashari do të bëhet komandant legjendar dhe do të flijohet bashkë me familjen për lirinë e Kosovës, por ata e dinin shumë
mirë se në mesin e tyre kishin një vullkan që po nxiste një energji lëvizëse drejt majave të sakrificës.

Prandaj, sa herë që përkujtojmë Epopenë e lavdishme të UÇK-së, nuk duhet harruar edhe Shkupin, një degë të këtij vullkani, aty ku Adem Jashari,
bashkë me një grup shokësh dhe veprimtarësh të zgjedhur, të grumbulluar rreth Ismet Shabanit, ishin betuar para flamurit dhe kishin vendosur të
shkonin në Shqipëri dhe të ndjeknin orët praktike të një shkolle e cila do t’iu ofronte njohuri të mjaftueshme mbi artin e luftës. Adem Jashari
bashkë me vëllezërit nga Shkupi, sikur po e rishkruante edhe njëherë historinë, sepse po shkonte gjurmëve të Hasan Prishtinës, i cili jo
rastësisht e zgjodhi kryeqytetin Dardan për të drejtuar lëvizjen kombëtare shqiptare në fillimvitet e shekullit të kaluar.

Nëse bëjmë një paralelizëm në mes të Hasan Prishtinës dhe Adem Jasharit, do të mund të nxirrnim të përbashkëtat dhe të veçantat që karaktrizonin
profilet e tyre, por sot kur shënojmë 25 vjetorin e Epopesë së lavdishme të UÇK-së, do të thoshim se të dy këto figura udhëtuan bashkë nëpër
furtunat e kohëve deri në ditët e sotme, për të na e kujtuar një fakt se dialektika historike nuk mund të ndalet. Atë që nuk mundi ta realizojë
Hasan Prishtina sa ishte gjallë, e realizoi Adem Jashari me heroizmin e tij titanik, duke u bërë kështu zëdhënësi kryesor i të gjitha betejave
të pambaruara dhe luftërave të fituara të shqiptarëve nëpër shekuj.

Figura e Adem Jasharit ka dimension gjithëkombëtar. Jo vetëm pse në Tiranë, Shkup dhe në mbarë Kosovën sot ka plot rrugë, sheshe , shkolla e
institucione që mbajnë emrin e tij, por pse me emrin dhe veprën e tij u identifikua krenaria e gjithë shqiptarëve. Ai është hero i gjithë
shqiptarëve, sepse fuqia e ndikimit të tij tejkalon përmasat e një heroi lokal. Adem Jashari na mësoi se çdo njeriut i ofrohet shansa të hyjë në
histori, por për të hyrë në histori duhet bërë vepra të papërsëritshme.

Historia e Adem Jasharit nuk është një këngë që mund ta dëgjosh për së gjalli, por janë të gjallët ata që mbi sakrificën sublime të heroit të
tyre ndërtojnë kalanë e përjetshme të shtetndërtimit. Kosova pa këtë kala nuk do ta kishte fatin të krijojë historinë e luftës çlirimtare dhe
ajo që pason lidhet me angazhimet tona të përbashkëta që kjo histori të jetë shtetërore dhe e lidhur ngusht me aspiratat e Kosovës për proceset
euro-atlantike.

Shkupi dhe Adem Jashari do të jenë të lidhur bashkë në një gjerdan kujtimesh të pashlyer, sikur që janë të pashlyera gjurmët mbi të cilat
kaloi karvani i Lëvizjes sonë kombëtare në kalldërmin e Shkupit.

 

https://www.facebook.com/watch/?v=116559634705340

 

 

 

 

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ASH Sela Taravari

Taravari reagon pas vendimit të ASH-së së Selës që ti bashkohet “Frontit Evropian”

Ali Ahmeti Ziadin Sela

Sela i thotë PO koalicionit me Ali Ahmetin, bashkë me ‘Frontin Evropian’

artan grubi

Pasi ASH-ja u rreshtu në “Frontin Europian”, GRUBI: Si mbet puna e 20 plusit?!

sela22

Sela i bashkohet Frontit Europian të Ali Ahmetit

f6

Fronti Europian rritet edhe me Unionin e Romëve, Ahmeti: Fitore e madhe na pret

deklarata vlen opozita shqiptare

Mësoher bartësi i listës për deputetë të VLEN në njësinë 5 zgjedhore?!

Arsim2

Osmani: Mendoj që kjo do të jetë një ndër fitoret më të mëdha që kemi pasur si bllok

patarina pike pagese

Rustemi: Pagesa elektronike të taksës rrugore edhe në Korridorin 8

Jovan Mitrevski

Mitrevski: Deri më 28 Maj duhet të thirret seanca konstituive për përbërjen e re Parlamentare

INFO

NA NDIQ