Shkupi përfshihet nga protestat e sindikatave për rritjen e pagave

Picture of INA
INA

24/11/2023

ËMaqedonia e Veriut të premten u përfshi nga protestat për rritjen e pagave në shëndetësi, në administratën gjyqësore, prokurori dhe sektorë të tjerë, përfshirë pensionistët.

Protestat u nxitën pasi bisedimet ndërmjet Qeverisë dhe përfaqësuesve të sindikatave që po zhvillohen tash e një kohë të gjatë, nuk kanë dhënë rezultate sa i përket kërkesave për rritjen e pagave.

Revolta e punonjësve u rrit pasi Gjykata Kushtetuese në muajin mars shfuqizoi një nen të kontestuar që nga viti 2012 për koeficientin e pagave, Pas këtij shfuqizimi, më shumë se 1200 zyrtarëve të zgjedhur dhe të emëruar, pagat iu rritën për 78 për qind.

“Më tragjike është kur kemi parasysh faktin se në mars të vitit 2024 me rritjen e pagës mesatare do të rriten edhe pagat e zyrtarëve për 14 për qind, që do të thotë se brenda një viti zyrtarët do të kenë rritje të pagave prej 100 për qind, ndërsa rritja e pagave tona nuk do të jetë as 10 për qind. Viti 2024 është vit zgjedhor dhe të gjithë e dimë se në atë rast gjithçka do të ndërpritet, nuk do të ketë asnjë lëvizje, prandaj tani kemi shansin që të vazhdojmë me kërkesat tona të ligjshme për rritjen e pagave”, deklaroi Trpe Deanoski, kryetar i Sindikatës së punonjësve të administratës publike.Paga minimale në Maqedoninë e Veriut arrin në 20.175 denarë (328 euro), ndërsa mesatarja në 37.876 (615 euro), por ato nuk pasqyrojnë gjendjen reale pasi lartësinë e tyre e diktojnë pagat e kompanive farmaceutike, të shërbimeve kompjuterike, celulare, dhe të disa ndërmarrjeve tjera me të ardhura të larta.

Pagat në arsim, shëndetësi dhe në administratën publike janë më të ulëta se paga mesatare, ndërsa pensionet edhe nën pagën minimale.

“Pakënaqësia është e madhe pasi me rritjen e pagave të zyrtarëve u shkurtuan të gjitha shtesat tona për punë të ndërlikuar, për rrezik në punë, pra në vend të rritjes, ne kemi shkurtim të të ardhurave. Ne nuk kemi dalë të protestojnë kundër pagave të gjyqtarëve, por për jetë të dinjitetshme të punonjësve të tjerë të gjykatave që bëjnë punë të vështirë, por që nuk vlerësohet nga të tjerët”, tha Liljana Zafirova, përfaqësuese e sindikatës së Gjykatës të Apelit.Në protesta dolën edhe pensionistët, të cilët tani një kohë të gjatë kërkojnë rritjen e pensioneve, përkatësisht që pensioni minimal të mos jetë më i ulët se paga minimale prej 315 eurosh.

Aktualisht, pensioni më i ulët në Maqedoninë e Veriut është 150 euro.

“Pushteti po na neglizhon, po na poshtëron, nuk po na i rritë pensionet siç duam ne. Ata po i mbushin xhepat e tyre me rritje të pagave të tyre prej 78 për qind, kurse neve po na poshtërojnë”, tha Ismeti, pensionist.rel

TË FUNDIT
49 minuta
Prezantohet logoja për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës
2 orë
Gir: Jemi të gatshëm të punojmë me qeverinë e re dhe me të gjithë ata që mbështesin reformat
3 orë
Gjykata Administrative nuk pranoi padinë e Frontit Evropian për rivotim në Llërcë
15 orë
Qeveria e re do të shtohet me ministri të reja
16 orë
Mbi 200 mijë të huaj morën shtetësi gjermane gjatë 2023, ja sa nga Maqedonia e Veriut

ME TE LEXUARA

21 orë
Ja në cilat komuna të Maqedonisë së Veriut do të ketë zgjedhje të parakohshme komunale
19 orë
Uji në Kumanovë prej sot mund të pihet
18 orë
Trump “godet” Putinin, thotë se do ta bombardonte Rusinë!
18 orë
VLEN do të shndërrohet në një parti politike?! Kush do të jetë kryetar i partisë?
1 ditë
Osmani uron Gashin: Shqiptarët e RMV-së kanë luajtur rol kyç në shtetformim
17 orë
Hagë, trupi gjykues me urdhra për përshpejtimin e nxjerrjes së provave në rastin Thaçi dhe të tjerët
1 ditë
Kroacia mund ta marrë përsipër ngritjen e padisë kundër Serbisë për gjenocid në Kosovë?
16 orë
Mbi 200 mijë të huaj morën shtetësi gjermane gjatë 2023, ja sa nga Maqedonia e Veriut

LEXO MË SHUMË

llogo 25 vjetori kosove

Prezantohet logoja për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës

dejvid daviv gir geer

Gir: Jemi të gatshëm të punojmë me qeverinë e re dhe me të gjithë ata që mbështesin reformat

gjykata administrative

Gjykata Administrative nuk pranoi padinë e Frontit Evropian për rivotim në Llërcë

qeveria-750x430

Qeveria e re do të shtohet me ministri të reja

pasaporta-gjermane

Mbi 200 mijë të huaj morën shtetësi gjermane gjatë 2023, ja sa nga Maqedonia e Veriut

thaci-krasniqi-veseli-hage-selimi-specialja

Hagë, trupi gjykues me urdhra për përshpejtimin e nxjerrjes së provave në rastin Thaçi dhe të tjerët

vlen gashi kasami mexhiti taravari

VLEN do të shndërrohet në një parti politike?! Kush do të jetë kryetar i partisë?

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Trump “godet” Putinin, thotë se do ta bombardonte Rusinë!

cezme-uji

Uji në Kumanovë prej sot mund të pihet

INFO

NA NDIQ