Shkupi po ballafaqohet me probleme para sfidës në Lituani

Picture of Ina Online
Ina Online

12/07/2023

Skuadra shqiptare, Shkupi, po ballafaqohet me probleme para sfidës së nesërme (19.00) në Lituani, Hegelmann, në kuadër të rrethit të parë të kualifikueseve për Conference League.

Cili është problemi me futbollistin?

“Lidhur me problemin që lojtari ynë Walid Hamidi ka me marrjen e vizës, jemi informuar se kjo vonesë ka ndodhur për faktin se lojtari ynë është algjerian.

Në botën e sotme është tragjikomike që një futbollist të pengohet apo të vonohet të marrë pjesë në një turne ndërkombëtar për një arsye të tillë.

Ky është një turne ndërkombëtar dhe ky është lojtari ynë! Është për të ardhur keq që politika ka një efekt kaq negativ në futboll.

Nuk duhet harruar se është shumë e vlefshme që një futbollist të marrë pjesë në një organizim të tillë, për këtë kanë përgjegjësi ata që e pengojnë dhe ata që nuk e bëjnë detyrën e tyre.

Për shkak të këtij problemi të pakuptimtë me vizën, klubi ynë i dërgoi kërkesë UEFA-s për shtyrjen e ndeshjes, sepse kjo nuk është e drejtë për ne. Gjithashtu, në emër të klubit tonë, dëshirojmë të falënderojmë z. Bujar Osmani, Ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe z. Servet Yardimci, anëtar i Bordit të Drejtorëve të UEFA-s, të cilët u përpoqën të na ndihmojë në këtë proces”, njofton FC Shkupi.

TË FUNDIT

Ky është banori më i ndjekur në rrjetet sociale pas “BBVA4”?

Si asnjëherë më parë, zbuloni ku do ta shohim Egli Takon në ekranin e Top Channel

VIDEO/ Gjesti iu bën thirrje fansave: Midis Tirone, krejt nubat…

Mexhiti: Kisha ofertë për ta ndarë VLEN-in, më thanë hajde në BDI, Ahmeti do të pensionohet e marrim partinë

Faton Ahmeti: Zgjedhjet e parakohshme e vetmja mënyrë për të ndalur poshtërimin e mëtejmë të shqiptarëve

Libri i historisë për klasën e shtatë në Maqedoninë e Veriut,me fyerje të rënda kundër kombit shqiptar në hapësirën etnike

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË