Shkupi pritet të ndryshojë regjistrimin e viktimave me virus

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

11/02/2022

Numri i vdekjeve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka shënuar rritje gjatë muajit janar dhe në dhjetëditëshin e parë të muajit shkurt.

Nga Instituti i Shëndetit Publik kanë bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se nga 10 janari deri më 10 shkurt janë regjistruar 529 vdekje. Më së shumti të vdekur brenda një dite janë regjistruar më 4 shkurt, gjithsej 39, dhe më 9 shkurt, 34.

Sipas të dhënave të Institutit, mbi 80 për qind e viktimave janë persona jo të vaksinuar.

Protokolli për regjistrimin e viktimave në Maqedoninë e Veriut dallon nga ai i shteteve tjera të rajonit dhe më gjerë, ku të vdekur me COVID-19 evidentohen vetëm ata që shkaktar kryesor kanë këtë sëmundje, të cilën e shkakton një koronavirus.

Sipas rregullativës që ende është në fuqi në Maqedoninë e Veriut, çdo person që vdes testohet për COVID-19 dhe në rast se rezulton pozitiv, ai evidentohet si viktimë e koronavirusit, pavarësisht nëse shkaktari kryesor i vdekjes mund të ketë qenë ndonjë sëmundje tjetër.

Këtë e pati bërë të ditur publikisht edhe ish-kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zharko Karaxhoski, që në dhjetor të vitit 2020.

“Fakt është që ne kemi numër të madh të viktimave me COVID-19. Në fillim të pandemisë vendosëm që të gjithë njerëzit që vdesin nga ndonjë rrethanë tjetër, t’i regjistrojmë me COVID-19, nëse pas vdekjes janë diagnostikuar me koronavirusin e ri”, kishte deklaruar Karaxhoski.

Ekspertë të tjerë të shëndetësisë disa herë kishin kërkuar ndryshimin e mënyrës së evidentimit të personave të vdekur me COVID-19.

Por, kërkesa e tyre pritet të shqyrtohet tani, pas ndryshimeve që kanë ndodhur në udhëheqjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe në Komisionin për Sëmundje Infektive.

Një nga ata që kishin kërkuar ndryshime, është edhe Aleksandar Petliçkovski, i cili tani drejton Komisionin për Sëmundje Infektive. Ai thotë se kjo çështje mund të hapet për debat javën e ardhshme.

“Po, për evidentimin e të vdekurve nga COVID-19 kemi marrë për obligim që javën tjetër të kemi një takim me drejtuesit e statistikës dhe Institutin e Epidemiologjisë, që bën listat e të vdekurve, që të bëjmë një përditësim të kësaj çështjeje pasi evidentimi ka mbetur që në fazën e parë të pandemisë. Mendoj se ka disa zhvillime, andaj edhe kemi vendosur që të freskojmë apo ndryshojmë klasifikimin e personave që kanë ndërruar jetë me COVID-19”, ka deklaruar Petliçkovski.

Një problem tjetër që po ndikon në numrin e madh të vdekjeve shihet edhe interesimi i ulët për t’u vaksinuar kundër koronavirusit.

Mjekët thonë se personat me sëmundje shoqëruese mund t’i mbijetojnë infektimit me koronavirus, sikur të jenë të vaksinuar, por në rast se refuzojnë të vaksinohen, ata mund të përfundojnë edhe me vdekje, pasi virusi ndërlikon edhe më shumë gjendjen e tyre shëndetësore.

Zllate Memedoviq, mjek në Institutin e Shëndetit Publik të Maqedonisë së Veriut, thotë se nga dy doza të vaksinës kanë marrë jo më shumë se 40 për qind e popullsisë, shifër kjo, sipas tij, shumë e ulët, në krahasim me disa shtete evropiane, që tashmë kanë vendosur lehtësimin e masave shtrënguese.

Ai paralajmëron një fushatë të re për “ngritjen e vetëdijes së popullatës për t’u vaksinuar”.

“Kemi biseduar se si mund të nxisim vaksinimin dhe këtë mendojmë ta bëjmë përmes një forme të re më të centralizuar, që të kemi qasje në më shumë vendbanime, që t’i njoftojmë qytetarët me përfitimet që do të kenë nga vaksinimi. Në veçanti, mendojmë të kontaktojmë personat që vuajnë nga sëmundje të ndryshme, por që kanë refuzuar të vaksinohen”, thotë Memedoviq.

Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Ngjitëse, Maqedonia e Veriut radhitet ndër shtetet e para në rajon dhe më gjerë sa u përket vdekjeve me COVID-19 në 1 milion banorë.

Sipas të dhënave në faqen e internetit të kësaj qendre, Maqedonia e Veriut në 1 milion banorë ka 173 vdekje, Mali i Zi 138, Serbia 103, Shqipëria 26 dhe Kosova 8.

Pas Maqedonisë së Veriut janë edhe dy shtetet fqinje të saj, Greqia me 133 dhe Bullgaria me 157 vdekje në 1 milion banorë.

Të dhënat e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Ngjitëse bazohen në të dhënat e përditësuara në periudhën mes 24 janarit dhe 6 shkurtit./REL

TË FUNDIT
43 sekonda
Bastiset shtëpia dhe ambientet e zyrës të prokurorit Ixhet Memeti, dyshohet për mitmarje
1 min
Qeveria e re VMRO dhe VLEN, një miliardë euro për komunat
60 minuta
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
2 orë
Këshilli gjyqësor ia mori imunitetin gjykatësit suprem Georgiev dhe e miratoi paraburgimin të tij
2 orë
Votojnë të sëmurët, personat të pafuqishëm dhe të burgosur para rivotimit të nesërm për zgjedhjet parlamentare në shtatë vendvotime

ME TE LEXUARA

1 ditë
Kroacia sot e nis për në Kosovë kontigjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të KFOR-it
43 sekonda
Bastiset shtëpia dhe ambientet e zyrës të prokurorit Ixhet Memeti, dyshohet për mitmarje
21 orë
Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni
14 orë
Sasho Mijallkov të enjten lirohet nga burgu
1 ditë
Lajçaku thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel
20 orë
Zejdi zbulon se çfarë janë podrumet e kuqe që i përmendi Ali Ahmeti
13 orë
Rexhepi: Kryetari i kuvendit duhet të jetë shqiptar
1 ditë
Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut, pasdite kushte për mot të ligë të shkurtër

LEXO MË SHUMË

ixhet memeti

Bastiset shtëpia dhe ambientet e zyrës të prokurorit Ixhet Memeti, dyshohet për mitmarje

vmro vlen negociata

Qeveria e re VMRO dhe VLEN, një miliardë euro për komunat

thaci-veseli-krasniqi-selimi

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

keshilli-gjyqesos-

Këshilli gjyqësor ia mori imunitetin gjykatësit suprem Georgiev dhe e miratoi paraburgimin të tij

zgjedhjet-maqedoni

Votojnë të sëmurët, personat të pafuqishëm dhe të burgosur para rivotimit të nesërm për zgjedhjet parlamentare në shtatë vendvotime

mexhiti izet

Mexhiti optimist: Mendoj se puna e kryeparlamentarit është e kryer

keshilli-gjyqesos-

Këshilli Gjyqësor me seancë urgjente në mesnatë, “për t’ia marrë imunitetin gjykatësit Naqe Georgiev”

IMG_2237

Sejdiu nga VLEN: Kur gjykatat vendosin “pro” BDI-së ishin të mira, kur vendosin kundër “ata janë të kapura”

Screenshot_2024-05-20-22-03-17-614_com.android.chrome-edit

“Na tha publikisht – e kam zgjedh Artanin, nuk e jap” – Mexhiti thotë se “rezultati në Çair është rezultat i budallakive” të Grubit

INFO

NA NDIQ