Shkupjani, bashkëluftëtari i Adem Jasharit, trimi për të cilin nuk foli askush

0

Para tre viteve ka ndërruar jetë ish luftëtari i UÇK-së, Fatmir Mjaku, nga Shkupi, i cili ishte edhe bashkëluftëtar i Komandantit Adem Jashari.
Edhe pse vet vepra e tij e bënte të madh Fatmir Mjakun, askush deri më tani nuk denjoi ta thotë një fjalë për të, asnjë homazh ta bëjë tek varri i atij burri, që kur askush nuk e dinte se kush ishte Adem Jashari, ai luftonte krah për krah me të.
Çuditërisht as andej e as këtej kufiri, askush as edhe një fjalë s’e foli, dhe nuk e shkruajti për këtë mort të madh që ra mbi shqiptarë.
Fatmir Mjaku ishte ndër celulat e para të UÇK-së, i cili ishte edhe në mesin e grupit të parë, të 52 personave që i mbaruan stërvitjet ushtarake në Shqipëri, bashkë me Adem Jasharin, njofton Infokusi.
Mjaku më pas ka shërbyer edhe në Njësin Atlantiku të shqiptaro – amerikanëve që stoikisht qëndruan në Koshare, duke bërë që armiku gjakatar të mposhtej nga djemtë e UÇK-së.
Fatmir Mjaku pas luftës hoqi uniformën e UÇK-së dhe vazhdoi ta jepte kontributin aty ku nevojitej më së shumti, në edukukimin e brezave të rinj.
Majku kurrë nuk deshi të bëhet pjesë e politikës së pasluftës, por me zell kontribuoi pa ia nda shtetëndertimit dhe edukimit të brezave. Ai asnjëherë nuk u krekos se ishte bashkëluftëtar i Ademit dhe Agimit, por kujtimin për ta e ruante me xhelozi e zjarr të madh që vetëm një patriot e atdhetar i madh mund ta dijë e ta përjetoi. (INA)