Shkupjania mashtroi tetovarin se do t’i sigurojë dy apartamente

Një 41 vjeçar nga Llërca e Tetovës ka denoncuar shtetasen e Maqedonisë me inicialet B.V nga Shkup se duke iu prezantuar si e punësuar në një institucion shtetëror do ti nxirrte atij dy apartamente sociale, që i ndan shteti.

Qytetari i mashtruar me inicialet Q.I ka shkuar në policinë qendër në Shkup, ku ka denoncuar rastin, duke pohuar se B.V i kishte premtuar se do t’i kryejë punë, ndërsa ai në disa raste i kishte dhënë para, përcjell INA.

Pasi që ai ka mësuar se është i mashtruar, rastin e ka paraqitur në polici dhe se janë ndërmarrë masa për hetimin e plotë të këtij mashtrimi. (INA)