Këngëtarët Shkurte Fejza dhe tenori Kastriot Tusha kanë lansuar këngën e tyre më të re
Kënga që quhet “Një zemër” është një këngë që lansohet me videoklip pak para festimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt.
E kënga “Një zemër” flet për atë se si Kosova dhe Shqipëria është një zemër, pra nuk mund të ndahen pavarësisht se jetojnë në dy shtete të ndara.
Këtë këngë, dy këngëtarët, që konsiderohen duajen të muzikës shqipe, e kanë paralajmëruar që disa ditë.
Teksti i kësaj kënge është shkruar nga Faruk Tasholli kurse muzikën dhe orkestrimin e ka bërë Edmond Zhulali.
Producentë i këngës është Hajrush Behluli, burri i Shkurte Fejzës. /GazetaExpress/