Shmangni këto vakte për të zvogëluar rrezikun e helmimit nga ushqimi

Picture of INA
INA

05/10/2023

Ushqimet e skarës që i hani me miqtë ose në bufe, mund ta rritin rrezikun e helmimit nga ushqimi. Prandaj, herën tjetër që do të vendosni për një vakt të caktuar, kini parasysh këtë mundësi.

Mikrobiologia dhe pedagogia në Universitetin e Leicesterit, Dr. Primrose Freestone, tregon çfarë të mos hani nëse dëshironi të shmangni dhimbjet e stomakut, të vjellat, diarrenë dhe rrezikun e helmimit nga ushqimi.

Edhe pse disa nga këto aktivitete duken të padëmshme, ato mund të shkaktojnë probleme shëndetësore për shkak të ushqimit të përgatitur në mënyrë jo të duhur – shkruan Express.co.uk.

Shmangni skarën dhe ushqimet në piknik

Edhe pse moti i mirë është pothuajse i pamundur të imagjinohet pa skarë dhe vakte në natyrë, mikrobiologia thekson se kjo rrit mundësinë e helmimit nga ushqimi. Kjo ndodh për shkak të kujdesit më të vogël për pastërtinë e duarve, por edhe për shkak se ka një përqendrim më të lartë të baktereve dhe insekteve.

Larja ose përdorimi i dezinfektuesit të duarve është thelbësor në këto situata, por jo gjithmonë do të ndihmojë në vrasjen e baktereve që fshihen në ushqimin tuaj.
Tavolina suedeze

Mënyra popullore e shërbimit të ushqimit është e pëlqyer nga shumëkush për shkak të shumëllojshmërisë së saj, por mbart edhe rreziqet e veta. Enët e ushqimit në këto bufe në përgjithësi janë të pambuluara dhe të ekspozuara ndaj pluhurit, insekteve dhe baktereve që konsumatorët e tjerë mund t’i përhapin përmes kollitjes ose teshtitjes.

Gjithashtu, këtu është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje ushqimeve të detit, sallatave dhe ëmbëlsirave, sepse nuk bën të qëndrojnë jashtë frigoriferit për një kohë të gjatë. Mënyra më e mirë për të reduktuar rrezikun tuaj është të zgjidhni ushqime, si buka e thekur dhe të jeni të parët në radhë kur shkoni në një ngrënie të tillë.

Shmangni butakët

Molusqet e papërpunuara dhe gocat e detit mund të jenë bartës të sëmundjeve. Freestone thotë se megjithëse nuk duken të kalbura, ato mund të shkaktojnë nauze dhe diarre. Konsumimi në çdo formë, paraqet rrezik për helmim nga ushqimi.
Shmangni sallatën e paketuar

Sipas mikrobiologes, sallatat në qese mund të përmbajnë sasi të mëdha të E. coli, salmonelës dhe listerisë, të cilat riprodhohen 1.000 herë më shpejt kur ndodhen në ambalazhe të tilla. Rreziku i helmimit zvogëlohet nëse i lani përsëri sallatat dhe i hani menjëherë pas blerjes. /Telegrafi/

TË FUNDIT

Marsh protestues për ndotjen

S’mjaftoi fitorja në tavolinë! Skandali me Kosovën, Rumania dërgon UEFA-n në CAS

Edhe pse me tribunë të zbrazët, Shkupi fitoi Strugën në Çair

Shekerinska filloi me punë në NATO, Fajon: Jam e lumtur që Maqedonia mori këtë pozitë

Kampioni Andi Ismaili del me mesazh për të gjithë!

Kumanovë, disa të rinj sulmohen me mjete të mprehta

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË