ShMP “Jahja Kemal”, organizoi debatin për paqe dhe ndryshimet klimatike ndërmjet shkollave të mesme nga Struga dhe Ohri

0

Me rastin e Javës së paqes SHMP “Jahja Kemal” në Strugë organizoi diskutim konstruktiv në temën “ Aksioni klimatik për paqe” e cila është temë vjetore e Kombeve të Bashkuara.

Në këtë aktivitet merrnin pjesë SHMK “Niko Nestor” dhe Gjimnazi “ Dr. Ibrahim Temo” nga Struga dhe SHMK “ Shën Kliment Oridski” nga Ohri.

Shkollat biseduan për dy çështjeː

– Going green duhet të mbrohet me ligj

– Globalizimi dotë kontribuojë për paqen botërore.

Nga SHMP “Jahja Kemal”, SHMK “Niko Nestor”, SHMK “ Ibrahim Temo dhe SHMK “ Shën Kliment Ohridski” thonë se ky aktivitet e ka potencuar kontributin që të rinjtë mund ta japin për zgjidhjen e këtyre çështjeve urgjente si ndryshimet klimatike dhe paqja globale. Në diuskutimin janë miratuar këta konkluzione:

I pandalshëm është efekti i ndryshimeve klimatike ndaj paqes
Duhet të ndërmarrim aktivitete që ti arrijmë caqet globale me qëllim që të kemi biotë të qetë dhe të shëndoshë.
Going grenn do të ndikojë pozitivisht në mjedisin tonë
Qëllimi global 13, aktiviteti për klimën kërkon kujdes të menjëhershëm për shkak të kohës
Globalizimi mund tu ndihmojë qeverive që në mënyrë sa më efikase të luftojnë me ndryshimet klimatike
Going green do të thotë që të kontribuojmë për ambientin jetësor në kuptimin më të vogël, shkalla prsonale, dhe në drejtimet më të mëdha industriale. Gjenerata më e re ka treguar një elan të madh dhe kontribuon për mjedisin
Fokusimi I caqeve globale do të na mundësojë zgjidhje efikase të problemeve
Pjesëmarrja e të vegjëlve në aktivizimin në ambientin jetësor pozitivisht ndikon në mënyrën në të cilën e shohim në problemet me ambientin jetësor. Paqja në masë të madhe varet nga mirëqënja e mjedisit. Nga SHMP “Jahja Kemal” thonë se ky aktivitet nuk do të ishte I mundur pa kontributin e shkollave të mesme të cilat morën pjesë në këtë diskutim.