Shoferi i “Deva Tours” nget autobusin deri në 120 km/h në Austri, bën një shkelje tjetër

Disa pamje të cilat po qarkullojnë në rrjete sociale, tregojnë mënyrën se si një shofer i agjensionit Deva Tours, nget autobusin i cili ndodhej në trafik në Austri.

Sipas një qytetari, shoferi nuk ka dhënë asnjë sinjal gjatë ndërrimit të korsisë ndërsa thotë se shpejtësia e autobusit në ato momente ishte 120 km/h.

Kjo ndonëse kushtet atmosferike shihen me shi, aspak të përshtatshme për një ngasje të tillë dhe se kjo gjendje shkakton edhe komunikacion të dendur.