Bledi Mane ka treguar në “Wake Up” se sa lekë fitojnë ish-banorët e “BBV” nga rrjetet sociale me postimet që bëjnë.Ai shprehet se në krye të listës qëndron Luiz Ejlli i cili me koncerte, reklama në Instagram etj ai fiton 100 mijë euro në muaj. Ai shpreson që Luizi të dijë t’i menaxhojë paratë që fiton dhe të mos i harxhojë brenda 30 minutave.
Bledi Mane: E kapën situatën, po menaxhojnë veten në mënyrën më të mirë dhe sot vijnë me xhepat plot.
Neada Muçaj: Kush e kryeson listën?
Bledi Mane: Natyrisht që Luiz Ejlli. Statistikat tregojnë që Luizi i fiton në muaj rreth 100 mijë euro, duke përfshirë kontratat komerciale, imazh i bizneseve të ndryshme, rrjetin e tij social Instagram, kontratat e koncerteve, natyrisht. Shumë aktiv është edhe Maestro.