Shoqata e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” në mbrojtje të shkollës shqipe në Nerovë të Krushevës

Picture of Ina Online
Ina Online

20/05/2025

Shoqata e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” nga Kumanova dhe Likova ka reaguar ashpër ndaj vendimit paralajmërues të autoriteteve në Krushevë për të shembur objektin shkollor të ndërtuar nga banorët shqiptarë të fshatit Nerovë.

Në një reagim publik të nënshkruar edhe nga ish-kryetari dhe kryetari nderi i Shoqatës, Etem Xheladini theksohet se ky vendim është i papranueshëm dhe përbën një akt të rëndë kundër të drejtës për arsim në gjuhën amtare.

“Reagojmë ashpër kundër vendimit të autoriteteve të Krushevës për rrënimin e objektit të shkollës që e ndërtuan banorët shqiptarë me vetë-iniciativë për realizimin e procesit edukativo-arsimor”, thuhet në reagim.

Shoqata kërkon që autoritetet komunale “të largojnë duart” nga kjo shkollë dhe i bën thirrje Ministrisë së Arsimit që të marrë në dorë menaxhimin e sistemit arsimor në këtë komunë, duke kritikuar ashpër qëndrimin e saj.

Shoqata rikujton se banorët e këtij fshati janë taksapagues të rregullt dhe kanë të drejtë legjitime për arsimim në gjuhën e tyre amtare, ndërsa e quan të turpshme që ndërtimi i një shkolle nga komuniteti të përballet me kërcënime për shembje në vend të mbështetjes institucionale.

TË FUNDIT

Kryebashkiaku i New York-ut me plis në kokë

Gashi në krah të Ibrahimit: Demantohen zërat për përçarje!

Jonida Maliqi në pushime me djalin, ja sa është rritur

Kah po shkon Edon Zhegrova – tri klube të njohura vihen pas tij, pak gjasa të qëndrojë te Lille

Qeveria e miratoi propozim-ligjin për përfaqësim të drejtë

Sela: Ligji për përfaqësim adekuat nuk kalon

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË