Shoqata “Kongresi i Bashkimit” në Manastir me një aktivitet të radhës

0
Manastiri i vjetër

Gjatë muajit mars në Manastir do të shënohet 110 vjetori i daljes së Abetares së parë me shkronjat e unisuara latine nga Alfabeti i Manastirit. Ky aktivitet do të shënohet nga shoqata “Kongresi i Bashkimit”.

Drejtuesi i saj Fërgim Demiri theksoi se “shoqata eshte ne pergaditje e siper mbase e kishin blllokuar llogarine e saje rrjedhese. mandej, dhe pas pengesave te tjera qe po na i bejne institucionet e vendit, dhe ato lokale. Nje nga ato eshte dhe Ministrija e Kultures se Severna Maqedonise, ku Ministri eshte Shqiptare”.

Ai më tej shtoi se manifestim tjetër dhe shënim i rëndomtë për këtë pranverë do të jetë 109 vjetori i mbajtjes së Kongresit të dytë të Manastirit, me pretekst të posacëm për rolin e ideatorit të Kombit dhe Shtetësisë Shqiptare Mit’hat Frashëri.
“Ne nuk kemi mjete neper hotele te bejme ahengje dhe doruntime. Ne do shenojme keto data te ndriteshme ne menyre simbolike, por do ti kujtojme. Mjafton ata qe duan kombin e historine e tije, te vine ne tryeze ku do bisedohet per rrolin e ndritur te Mithat Frasherit, por dhe ne rastin e pare, te Parashqevi Qirijazit, dhe familjes se Qirijazve ne pergjithsi.”, theksoi Fërgim Demiri.(INA)