Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore në Preshevë me sukses mbaroi programin e punës, përkundër pandemisë COVID 19

0

Shkruan: Xhemaledin SALIHU

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë u themelua me 16.10.2010 dhe qëllimi themelor i saj është hulumtimi, gjurmimi, evidentimi, regjistrimi, ruajtja dhe mbrojta e Trashëgimisë kulturore dhe asaj natyrore, zhvillimi dhe kultivimi i krijimtarise kulturore dhe mbrojtja e ruajtja e identitetit kombëtar të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ndërsa misioni i saj është mbrojtja dhe ruajtja e trashëgimisë dhe kultivimi i kulturës shqiptare.
Që nga themelimi i saj, në tetor të vitit 2010 deri më sot, Shoqata për Trashëgimi pati veprimtari dhe aktivitete të shumta:
-Ajo organizoi 12 Konferenca shkencore dhe botoi 12 libra shkencorë.
Në vitin 2020 Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore festoi edhe 10 vjetorin e themelimit të saj.
Edhepse planifikoi shumë veprimtari dhe aktivitete, ajo përshkak të pandemisë COVID 19 e pati të kufizuar veprimtarinë dhe aktivitetin e saj.

Më janar 2020 bëri raportin e realizimit të projekteve të Shoqatës për Trashëgimi, të cilët ishin financuar nga Këshilli komunal i Preshevës.
Më 15 janar 2020 Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kultuore hartoi projektin “Nxënia e diturive dhe edukimi i të rinjve nëpërmjet trashëgimisë kulturore dhe prezantimi i vlerave të trashëgimisë kulturore në komunën e Bujanocit” në Ministrinë e Kulturës së Republikës së Serbisë. Projekti nuk kaloi, edhepse u vlersua project i mirë nga komisioni, por sikur që u tha nga Ministria shkak i mos kalimit shkurtimi mjeteve financiare nga qeveria serbe.
Më 21 janar 2020 Shoqata për Trashëgimi me projektin: “Promovimi dhe prezantimi i kulturës shqiptare gjegjësisht trashëgimisë kulturore-takimet e studiuesve kulturorë të rajonit” konkuroi në Ministrinë e Kulturës së Republikës së Serbisë.
Në pjesën e parë të vitit e përgatitëm për botim librin “ Veshja e Medvegjës dhe viseve shqiptare” e mbajtur më 1 e 2 maj 2019 në Medvegjë. Të përgatitur ia përcollëm Muharrem Salihut, i cili duhet ta shtyp sipas marrëveshjes dhe ta bëjë promovimin e saj.
Më 22 maj 2020, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë shpall Njoftim për organizimin e Konferencës shkencore : “TRASHËGIMIA KULTURORE MATERIALE E PALUAJTSHME E LUGINËS SË PRESHEVËS DHE E VISEVE SHQIPTARE”, e cila do të mbahet më 24 tetor 2020, në Preshevë.
Pjesëmarrës në Konferencë: studiues dhe përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare / Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, Lugina e Preshevës, diaspora, etj.
Temat e studiuesve mund të trajtojnë e shqyrtojnë: Kalatë, Kështjellat, Parqet arkeologjike, Lokalitetet, Vendbanimet, Nekropolet, Xhamitë, Teqetë, Tyrbetë, Kishat, Manastiret, Varrezat, Shtëpitë, Odat, Kullat, Ndërtesat shoqërore, Hanet, Mullinjtë, Çezmet, Bunaret, Përmendoret, Lapidaret, Bustet, Pllakat përkujtimore, Objekte e vende të tjera të trashëgimisë kulturore materiale të pa luajtshme.
BORDI i Konferencës shkencore:
1. Prof.dr.Drita Halimi-Statovci-etnologe
2.Prof. dr. Nebi Islami, filolog
3.Prof.dr. Agron Xhagolli-kulturë popullore/folklorist/
4.Dr. Rovena Vata, albanologe, studiuese-kritike,
5.Xhemaledin Salihu, profesor, studiues
Këshilli organizues: Këshilli drejtues i SHTKKLP-së
Më 26 maj 2020 ndërroi jetë Ali Sinani, anëtar i Këshillit drejtues i SHTKKLP-së, me seli në Preshevë, ndërsa varrimi i të ndjerit u bë më 27 maj, ku Shoqata për Trashëgimi vuri kurorë dhe kryetari i saj, Xhemaledin Salihu mbajti një fjalë mortore.
Më 5 e 6 qershor Shoqata për Trashëgimi në Ministrinë e Kulturës të Republikës së Kosovës aplikoi me dy projekte:
1.”Edukimi i të rinjve nëpërmjet trashëgimisë kulturore dhe prezantimi i vlerave të trashëgimisë kulturore”, projekti që kaloi në Ministri të Kulturës dhe
2.Projekti, botim i librit: “Trashëgimia kulturore dhe turizmi”, project që nuk kaloi, sepse Shoqata nuk pati numër fiskal, në Serbi nuk e ka obligim ligjor, andaj u detyruam që me këtë projekt të aplikojmë me Nehat Ramizin, person fizik.
Më 10 qershor 2020 shpallet një Lajmërim, se të shtunën, më 13 qershor 2020, në amfiteatrin e Shtëpisë së kulturës, në ora 13 do të mbahet takim konsultativ
lidhur me organizimin e Manifestimit kulturor “Festa e Plisit të Bardhë” në Caravajkë të Preshevës.
Më 15 qershor 2020 Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore aplikoi më 4 projekte në konkursin e Komisionit për konkurse për OJQ të Këshillit komunal të Preshevës:
1.“Trashëgimia kulturore materiale e paluajtshme e Luginës së Preshevës dhe e viseve shqiptare”
2. Botimi i publikimit : „Trashëgimia kulturore dhe turizmi”
3. Promovimi i librit : “Trashëgimia kulturore jomateriale shpirtërore e Luginës së Preshevës dhe e viseve shqiptare”
4. Realizimi i pjesëmarrjes së delegacionit të Shoqatës, në përbërje prej 4 anëtarëve në Manifestimin Kulturor- Takimin : “FESTA E PLISIT TË BARDHË”, në Tiranë, më 2020.
Më 17 qershor 2020 u hartua Programi e Projekti i aktiviteteve në manifestimin kulturor Preshevë, Bujanovc, Medvegjë/Lugina e Preshevës/: “Festa e Plisit të Bardhë, në Caravajkë, më 19 korrik 2020, në ora 10
Më 30 qershor 2020 Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari i bëri kërkesë Këshilli komunal të Preshevës lidhur me mjetet financiare për organizimin e Manifestimit kulturor : “Festa e Plisit të Bardhë” do të mbahet në Caravajkë, te bashkësia locale, te xhamia e Caravajkës, /e diel/, më 19 korrik 2020, duke filluar në ora 10.
Më 02 korrik 2020 shpalli një Lajmërim mbi Manifestimin kulturor : “Festa e Plisit të Bardhë” do të mbahet në Caravajkë, te bashkësia lokale, te xhamia e Caravajkës, /e diel/, më 19 korrik 2020, duke filluar në ora 10
Më 04 korrik 2020 bëmë një F t e s ë lidhur me Manifestimin kulturor : “Festa e Plisit të Bardhë”, i cili do të mbahet në Caravajkë, te bashkësia lokale, te xhamia e Caravajkës, /e diel/, më 19 korrik 2020, duke filluar në ora 10.
Organizatorë të Manifestimit kulturor : Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore e Luginës së Preshevës me seli në Preshevë, Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” Preshevë, SHKASH “Presheva” Preshevë, Shoqata e Bjeshkatarëve Preshevë, A F E D S Medvegjë, Shoqata kulturore “Perspektiva” Bujanoc dhe Drejtoria për Inkluzionin e Personave me Aftësi të Kufizuara në Preshevë.
Më 9 korrik 20202 mora pjesë në pritjen e dy Ministrave: te drejtësisë dhe Punëve të Jashtme të Kosovës, në lokalet e SHKA “Presheva”.
Shpallja publike me të cilën shtyhet organizimi i manifestimit kulturor “Festa e Plisit të Bardhë” i planifikuar me 25 korrik 2020, per shkak te pandemise.
Më 14 korrik 2020 pata bisedë me Drejtorin e Fondit për Investime komunale dhe Kryetarin e Komunës për rregullimin e rrugës Livadhi I Shehut-Livadhi I Valës-Kalaja e Preshevës. Në të cilën bisedë u premtua rregullimi I saj.
Më 26 korrik 2020 Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore organizoi vizitë lokalitetit arkeologjik Gradina në Svinjishtë, pastaj Relejit, Gurit të Bollovanit në Bushtran. Në ekspeditë ishin Xhemaledin Salihu, Shkëlzen Limani, Hedon Esati dhe Valon Arifi.
Më 5 gusht 2020 I bëra ftesë të gjithë studiuesve për pjesëmarrje në Konferencën shkencore: “Trashëgimia kulturore materiale e paluajtshme e luginës së Preshevës dhe e viseve shqiptare”, e cila do të mbahet më 24 tetor 2020, në Preshevë.
Më 24 gusht 2020 në Bogovcë të Tetovës duhej të mbahej Festivali “Karnevalet Ilire”, në kuadër të së cilit duhet të mbahej edhe Konferenca shkencore mbi teleisjen e femrave. Paraqita pjesëmarrje me kumtesën: “Teleisja e fytytës së nusëve në Preshevë”, mirëpo përshkak të pandemisë nuk u mbajt as manifestimi as konferenca.
Më 30 gusht 2020 u mbajt Manifestimi kulturor “Festa e Plisit të Bardhë” në malin Dajt të Tiranës, në organizim të Shoqatës Bytyçi, vetëm për familjarët e Bytyçasve dhe individët, për shkak të pandemisë, andaj edhe Shoqata për Trashëgimi nuk pati mundësi të marrë ojesë dh eta realizoj projektin e saj lidhur me këtë festë.
Në Kalanë e Preshevës, më 1 shtator 2020: Naser Duraku, Xhemaledin Salihu dhe Enver Demiri
Në fillim të muajit të shtatorit shpallëm N j o f t i m lidhur me Realizimin e projektit: “Edukimi i të Rinjve nëpërmjet Trashëgimisë kulturore dhe prezantimi i vlerave të trashëgimisë kulturore”, do të realizohet gjatë muajit shtator 2020, si në vijim:
Projekti: ” Edukimi i të Rinjve nëpërmjet Trashëgimisë kulturore dhe prezantimi i vlerave të trashëgimisë kulturore” u realizua gjatë shtatorit të vitit 2020, ndërsa përmbyllja e tij ndodhi më 29 shatot 2020, në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë kulturore.
Në javën e parë të shtatorit 2020 filloi realizimi i projektit: “Edukimi i të rinjve nëpërmjet trashëgimisë kulturore dhe prezantimi i vlerave të trashëgimisë kulturore” në financim të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, me themelimin e Ekipit të Ekspertëve: Xhemaledin Salihu, përgjegjës i projektit, ligjërues, Sami Agushi, profesor i gjeografisë, ligjërues, Agim Arifit, mësimdhenës i artit, asistent i projektit dhe përgjegjës i punëtorisë së artit dhe Bardh Mehmeti, fotograf.
Gjatë javës së dytë të shtatorit shtypëm një pllakatë në formë të njoftimit të nxënësve dhe të rinjve si dhe qytetarëve të Preshevës lidhur më organizimin e aktiviteteve në realizimin e projektit të përmendur, të cilin e shpallëm në disa vende në qytet, te Zyrja për të Rinjtë dhe në shkollën fillore “Selami Hallaçi” në Rahovicë.
Pllakatin e dytë të reklamimit të Ekspozitës së Fotografive dhe Punimeve të nxënësve të shkollës së përmendur dhe Zyrës së të Rinjve e shpallën disa ditë para organizimit të Ekspozitës në shkollën fillore të Rahovicës.
Ligjëruesit : Xhemaledin Salihu, profesor, njohës i mirë i trashëgimisë kulturore dhe Sami Agushi, profesor i gjeografisë, para nxënësve të shkollës fillore “Selami Hallaçi” të Rahovicës dhe të Rinjve të Zyrës së të Rinjvë të Preshevës mbajtën më shumë se 10 ligjërata në natyrë, mësim në natyrë mbi lëndën e trashëgimisë kulturore, mbi konceptet themelore të saja, mbi ndarjen e saj dhe mbi objektet dhe vendet e trashëgimisë, të cilët objekte dhe vende i vizituam brenda dy ditëve, më 19 e 20 shtator 2020.
Më 19 shtator 2020 vizituam Kishën në Raincë, Lisin e Çarrit, Manastirin, vendbanimin e Mirashecit dhe Kacipupin e Rahovicës.
Më 20 shtator 2020 u vizituam Kodrën e Dautit në Geraj, Ujëndarsen-Kërrusjen në Çukarkë, lokalitetin Cërkvishta në Zhunicë dhe Vorrezat e Krushqëve dhe Nekropolen në Bukuroc.
Më 22 shtator 2020, punëtoria e parë u organizua me nxënësit e shkollës fillore “Selami Hallaçi” të Rahovicës, ku grupi i nxënësve në mbështetje të perceptimeve, ndjenjës, përfytyrimeve nga vizita e objekteve dhe vendeve të trashëgimisë kulturore vizatuan dhe pikturuan në fletoret e tyre, në mbikqyrje të mësimdhënësve të artit : Agim Arifit, përgjegjës i punëtorisë dhe Ismet Rexhepit.
Më 27 shtator 2020, u organizua punëtoria e dytë me të rinjtë e Zyrës së të Rinjve në Preshevë, ku poashtu të rinjtë vizatuan dhe pikturuan objektet dhe vendet e vizituara të trashëgimisë kulturore nën udhëheqjen e mësimdhënësit të artit, Agim Arifi.
Të martën, më 29 shtator 2020, në orën 13, në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë kulturore, në shkollën fillore “Selami Hallaçi” të Rahovicës organizuam hapjen e Ekspozitës së fotografive dhe punimeve të nxënësve dhe të rinjve të objekteve dhe vendeve të trashëgimisë kulturore të Preshevës. Ekspozitën e përgatitën mësimdhënësit e artit , Agim Arifi dhe Ismet Rexhepi.
Ekspozitën të hapur e shpalli Xhemaledin Salihu, bartës i projektit, para një numri të madh të mësimdhënësve dhe nxënësve të shkollës fillore “Selami Hallaçi” të Rahovicës. Pati një interesim të madh lidhur me Ekspozitën, andaj edhe vendosëm që ajo të mbetet e hapur një javë në lokalet e shkollës.
Hapjen e Ekspozitës e përshendeti edhe drejtori i shkollës, Z. Amir Sylejmani.
Sot, me 29 shtator 2020, ne ora 13 , ne Diten Kombëtare te Trashegimise kulturore, ne shkolllen fillore “Selami Hallaci” ne Rahovice hapet Ekspozita e fotove dhe punimeve te trashegimise kulturore
Më 12 tetor i dërgohet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Raporti i realizimit të projektit “Edukimi i të Rinjve nëpërmjet Trashëgimisë kulturore dhe prezantimi i vlerave të trashëgimisë kulturore”
Më 23 tetor 2020 doli nga shtypi libri: “Trashëgimia kulturore dhe turizmi”, botim i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore e Luginës së Preshevës. Libri u shtyp në shtypshkronjën e njohur “Lena Grafik” nga Prishtina.
Redaktor i librit: Prof. Dr. Drita Halimi-Statovci
Recensent: Prof. Dr.Agron Xhagolli
Redaktor lekture: Xhemaludin Rexhepi, profesor
Redaktor teknik: Hysen Këqiku, shkrimtar
Libri është përmbledhje e kumtesave të studiuesve në Konferencën shkencore, po me të njëjtin titull, mbajtur më 26 tetor 2019.
Të shtunën, më 24 tetor 2020, në sallën e Kuvendit komunal të Preshevës, duke filluar në ora 11 u mbajt Konferenca shkencore: “Trashëgimia kulturore material e paluajtshme e Luginës së Preshevës dhe e viseve shqiptare, ku morën pjesë studiues eminent të lëmisë së trashëgimisë kulturore nga Shqipëria , Maqedonia, Kosova dhe Lugina e Preshevës.
Konferenca shkencore u mbajt me rastin e 20-vjetorit të themelimit, punës dhe veprimtarisë së Shoqatës për trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore.Ajo u themelua më 16 tetor 2010.
Fjalë rasti në Konferencën shkencore pati Xhemaledin Salihu, profesor, studiues dhe kryetar i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore e Luginës së Preshevës me seli në Preshevë.
Shoqata per trashegimi dhe krijimtari kulturore f a l e n d e r o n
-Te gjithe studiuesit qe lexuan punimet e tyre ne Konferencen shkencore: “Trashëgimia kulturore materiale e paluajtshme e Luginës së Preshevës dhe e viseve shqiptare”, mbajtur më 24 tetor 2020.
-Te gjithe studiuesit qe i percollen punimet e tyre per Konferencen shkencore, por nuk paten mundesi te jene prezent ne Konference,për shkak të pandemisë COVID 19, sidomos studiuesit nga Maqedonia e Veriut.
-Falenderoj Dr.sc. Minir Ademin nga Maqedonia e Veriut, i cili mori guxim dhe erdhi në Konferencë.
-Te gjithe pjesemarresit ne Konferencen shkencore,
– Bordin e Konferences shkencore, me Prof. Dr. Drita Halimi-Statovci, Prof.dr. Nebi Islami, Prof. Dr. Agron Xhagolli, Dr. Rovena Vata dhe Xhemaledin Salihu, profesor,
-Keshillin organizues te Konferences shkencore,sidomos Mustafë Ahmetin dhe Naser Durakun.
-Donatoret e Konferences shkencore: Këshillin komunal të Preshevës dhe Qenan Haxhi Vlora Hamdiun,
– Bardh Mehmetin,angazhimin e tij teknik ne fotografimin dhe menaxhimin me projektor.
Shoqata për Trashëgimi dhe krijimtari kulturore realizoi projektin: “Promovimi dhe prezantimi i kulturës shqiptare, gjegjësisht i trashëgimisë kulturore-Takimet e Studiuesve kulturorë të Regionit”
Të shtunën, më 24 tetor 2020, në Hollin e Shtëpisë së kulturës “A.Krashnica” , te Zyrja për të Rinjtë, Shoqata për Trashëgimi e organizoi Ekspozitën e fotografive të trashëgimisë kulturore të Preshevës, Bujanocit dhe Medevegjës, në orën 18, për Studiuesit kulturorë dhe qytetarët e komunës së Preshevës.
Ekspozitën e fotografive të trashëgimisë kulturore e aranzhoi Agim Arifi, mësimdhënës i artit.
Ekspozitën e shpalli të hapur, Xhemaledin Salihu, profesor, studiues dhe kryetar i Shoqatës për Trashëgimi dhe krijimtari kulturore.
Në mbrëmje te Vila Letafet, Studiuesit nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Lugina e Preshevës i argëtoi këngëtari i mirënjohur preshevar, Agim Kadriu-Çupaki me orkestrin e tij dhe lë mbresa dhe përshtypje të shkëlqyeshme te të gjithë studiuesit e regionit, duke kënduar vetëm këngë të mirëfillta shqiptare.
Të dielën, më 25 tetor 2020, në sallën e Kuvendit komunal të Preshevës , në orën 10, filloi realizimi i projektit me Promovimin e librit të posa botuar : “ Trashëgimia kulturore dhe turizmi”, botim i Shoqatës për Trashëgimi dhe krijimtari kulturore, shtypur te shtypshkronja Lena Grafik në Prishtinë.
Drejtues të promovimit ishin: Prof.Dr. Agron Xhagolli, Prof. Dr. Nebi Islami dhe Xhemaledin Salihu.
Referuesi Prof.Dr. Agron Xhagolli foli mbi librin në fjalë, duke e cilësuar si me vlerë për trashëgiminë e Luginës, por edhe të regionit.
Pastaj u hap diskutimi mbi librin, për të cilin diskutuan : Dr.sc. Minir Ademi, Mr.sc. Shpëtim Memishi, Avokat Agron Isa Gjedia dhe Dr.sc. Mustafë Haziri.
Në pjesën e dytë të promovimit dhe prezantimit të kulturës shqiptare u mbajt tribuna : “Multikulturalizmi dhe interkulturalizmi”, të cilën e drejtuan: Prof.Dr. Nebi Islami, Prof.Dr. Agron Xhagolli dhe Xhemaledin Salihu.
Prof.Dr. Nebi Islami referoi dhe mbajti fjalën mbi këtë temë më një referat të thukët shkencor, duke i analizuar në mënyrë të përpikët konceptet në fjalë dhe duke përdorur metodën krahasuese shkencore mbi multikulturalizmin dhe interkulturalizmin.
Mbi këtë temë diskutuan Xhemaledin Salihu, Fatmir Selimi, veprimtar kulturor dhe radiolog nga Gjilani, Avokat Agron Isa Gjedia, Dr. sc. Mustafë Haziri, Dr.doc. Minir Ademi dhe Mr.sc. Jeton Sallahu me një diskutim shumë përmbajtësor mbi temën në fjalë.
Pastaj Studiuesit vizituan disa objekte të trashëgimisë kulturore: Shtëpinë e Esat Esatit, të ndërtuar sipas informative, një prej shtëpive më të vjetra qytetare në Preshevë, e ndërtuar më 1890.
Vizita e Studiuesve në Teqen e Preshevës zgjoi shumë interesim për historikun e saj dhe personalitetet e kësaj teqeje, të lidhur me Kryengritjen e Dervish Carës për Shqipëri Etnike, më 1843/44 dhe me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit-Dega në Preshevë.
Poashtu u vizitua edhe Lisi i Çarrit në fshatin Rahovicë të Preshevës, te Tërrllat, i vjetër 540 vjet.
Vizita Kacipupit, një lokalitet i vjetër parahistorik, me një histori të bujshme nuk u realizua plotësisht, sepse na pengoi shiu, i cili na pamundësoi ta vizitojmë përsë afërmi Kacipupin.
Mbi këto objekte folën Sami Agushi, profesor i gjeografisë dhe Xhemaledin Salihu, kryetar i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore.
Projektin në fjalë e financoi: Ministria e Kulturës dhe Informimit e Republikës së Serbisë
Të premtën, më 30 tetor 2020 në Restorantin “Parajsa e Sharrit” në Lisec të Tetovës, në prani të shumë dashamirëve të librit mbi trashëgiminë kulturore të Tetovës u përurua një monografi studimore dhe shumë dimensionale e autorit, Dr.sc. S hefki Selami.
Pos dashamirëve të librit në fjalë, në restorantin pitoresk “Parajsa e Sharrit” përurumin e përcolli edhe TV Klan Maqedonia, me moderatoren Linda që me një fjalor të pastër me një rrjedhshmëri udhëhoqi përurimin, ku mbi librin në fjalë foli redaktori i librit Xhemaledin Salihu, profesor.
Në nëntor 2020 filluam të mbledhim material për Mëhallët dhe toponimet e vendbanive të komunës së Preshevës, duke i thirrur dhe angazhua individët në vendbanime dhe kjo veprimtari po vazhdon me vullnet dhe suksesshem.
Më 3 nëntor 2020 Ministrisë së Kulturës së Republikës së Serbisë i dërgohet Raporti i realizimit të projektit “ Promovimi dhe prezantimi i kulturës shqiptare gjegjësisht trashëgimisë kulturore-takimet e studiuesve kulturorë të rajonit”.
Më 22 nëntor 2020, shkruan Prof. Dr. Nebi Islami: Konferencë e Dëshmive mbi Lashtësinë, Qëndresën dhe Vazhdimësinë-Thekse nga punimet e Konferencës shkencore, mbajtur më 24 e 25 tetor në Preshevë.
Në organizimin e aktiviteteve dhe veprimtarisë së Shoqatës për Trashëgimi pati sidomos ndihma e donatorëve, e cila ishte shumë e mirë se ardhur në organizimin e 12 konferencave shkencore dhe botimin e 12 librave.
Andaj, Shoqata për trashëgimi me rastin e mbarimit të vitit 2020, vit shumë i sukseshëm për aktivitetin dhe veprimtarinë e saj i falënderon publikisht donatorët e shumtë të organizimeve të aktiviteteve dhe veprimtarisë së saj.

Edhe një herë ju falënderojmë, paçit shëndet ju dhe familja dhe zoti ju shpërbleftë.