Shoqata Sharri Romanshorn në Zvicër mbush 20 vjet

Ish Shoqata “Sharri” në Romanshorn që tashmë quhet “Sharri Switzerland” feston 20-vjetorin e themelimit.

Në një njoftim të shoqatës thuhet se: “Prej 20 vitesh ishim Shoqata Sharri Romanshorn, duke kemi marrë pjesë në shumë aktivitete dhe prezantime multikulturore jo vetëm në St Gallen, por edhe më gjerë. Ndërsa tash e tutje kemi një ambient të ri ku i ftojmë të gjithë të bëhen pjesë e jona. Logo e re i përket të gjithëve që jetojnë në Zvicër dhe që besojnë te iniciativat tona. Tashmë jemi ” Shoqata Sharri Sëitzerland”

Paraprakisht Shoqata “Sharri” pas një pauze prej disa 12 muajsh rifilloi me ushtrimet në vendndolljen e re në ëittenbach SG. Gjithashtu Shoqata “Sharri” ju bënë thirrje të gjithë shqiptarëtve nga gjithë trojet Shqiptare të St. Gallen-it me rrethinë që të vini të regjistrojnë fëmijët e tyre në ushtrimet në vijim. Gjithashtu kjo vlen edhe për anëtarët aktiv.

Ejani të mësojmë dhe të aktivizohemi të gjithë së bashku. Në këtë njoftim thuhej se mosha e regjistrimit te fëmijëve: nga 3- 20 vjeç

Ushtrimet fillojne: 10:00 te dielën e ardhshme 06.06.2021/ Adressa: Lee 1551

Me këtë rast po jap edhe një shkrim timin të botuar 12 vjet më parë. PO e jap tekstualisht: “Në kantonin e Turgaut në Zvicër, ka marrë hov themelimi i shoqërive kulturo-artistike. Kështu tash aktivisht veprojnë “Drita” e Kreuzlinogenit, “Arbëresha” e Sirnahut, “Sharri” i Romanshornit dhe “Dielli” duke e gjallëruar me të madhe jetën kulturo- argëtues në një mjedis të përbërë prej një numri të madh shqiptarësh në këtë mjedis të ardhur thuaja se nga të gjitha viset etnike.

Padyshim se ndër shoqëritë më të reja është edhe SHKA “Sharri” i Romanshornit, e cila ndonëse ende nuk i ka mbushur dy vjet nga themelimi ( themeluar më 13 prill 2008) dhe megjithë këtë ka arritur të tubojë rreth vetës një numër të mirë të rinjësh të talentuar, në mesin e të cilëve edhe fëmijë e të moshaur. Falë edhe organizimit të mirë të saj, të përbërë nga shqiptarë me prejardhje nga Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës e vise të tjera, kjo shoqëri ka arritur të krijojë edhe një harmoni e disponim midis bashkatdhetarëve tanë./Diasporashqiptare.al