Shoqatat e lojërave të fatit, protestë kundër miratimit të Ligjit

INA
INA

09/10/2023

Shoqatat për rregullimin e lojërave të fatit dhe bastoreve sportive protestuan para Kuvendit për të mos lejuar procedimin e propozim-Ligjit për Lojërat e Fatit. Sipas tyre, Qeveria me këtë zgjidhje ligjore po largon nga puna të paktën 10 mijë punonjës dhe po dëmton buxhetin e shtetit me miliona euro në bazë vjetore.

“Është jo racionale që të shtyhen me forcë ndryshimet të cilat parashikojnë mbylljen e klubeve dhe bastoreve sportive dhe me këtë largojnë nga puna 10 mijë qytetarë. Qeveria do të humb të paktën 280 milion euro të ardhura vjetore në buxhetin e shtetit. Dëmtohet garancia ligjore dhe me këtë mundësohet hapja e lojërave të fatit ilegale nëpër bodrume. Shteti as nuk do të ketë kontroll dhe as nuk do të marrë para. Paratë do të përfundojnë në xhepa privatë të cilët nuk paguajnë as tatim dhe as licenca”, deklaroi Goran Stojmenov, Përfaqësues i Asociacionit për rregullimin e lojërave të fatit.

Sipas tyre, zgjidhja ligjore është përgatitur pa konsultim me ekspertët. Kjo do të ndikojë në rritjen e ekonomisë gri në vend.

“Kjo zgjidhje ligjore është bërë pa analizën e duhur, hulumtimin dhe shfrytëzimin e argumenteve nga terreni. Në mënyrë tendencioze është shmangur debati dhe është keqpërdorur flamuri i BE-së. Qytetarët dhe të gjithë të tjerët duhet ta kenë të qartë se interesi jonë është avancimi i industrisë. Interesi jonë është që ata të cilët luajnë të mbrohen dhe edukohen, minorenët të parandalohen ndërsa legjislacioni të Evropianizohet. E themi me përgjegjësi se kjo që po bën Qeveria është e kundërta. Do të rritet krimi, do të rrezikohen klientët dhe do të rritet ekonomia gri”, theksoi Vasko Ilievski, Kryetar i Asociacionit të bastoreve sportive në Maqedoni.

Qeveria nuk heq dorë. Sipas zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi ligji me doemos do të miratohet, ndërsa dispozitat brenda tij mundësojnë demonopolzimin e lojërave të fatit. Përveç largimit të kazinove 500 metra nga institucionet arsimore dhe fetare, drafti parashikon rritjen e çmimit të licencave dhe formimin e zinxhirit të ri të shoqatave që do të kontrollojnë dhe zbatojnë lojërat e fatit 51 me 49 për qind në favor të shtetit, përkatësisht Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë. /Alsat

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Liridona ademaj

“Ishte e dashur, e donte familjen”, si e kujtojnë kolegët suedezë Liridona Ademaj-Murseli

stefan bogoev

Bogoev: Jam i sigurt për një fitore të dyfishtë në zgjedhjet e Frontit Evropian

bora gjermani dimri

Gjermania paralizohet nga reshjet e dëborës, pezullohen qindra fluturime. Në Bavari u regjistrua sasia rekord prej vitit 1933

Leonard ademi

“Nuk e dinë se nënën ua kanë vra”, vëllai i Liridona Ademit tregon çfarë i thanë fëmijët pas krimit të rëndë në Prishtinë

arben taravari ziadin sela

Arben Taravari: ASH e fortë dhe unike, ka vite që lexojmë lajme për përçarje

liridona-naim-murseli-600x375-1-600x360

Gjykata jep detaje, ja si ndodhi vrasja e Liridonës

3fb9fdb9-5211-407a-a732-9132e4550a33-1392x815

Mexhiti, Kasami dhe Gashi takojnë Islam Aliajn, deputetin shqiptar në Zvicër

Ilire Dauti

Deputetja që zhvillon betejën për shqiptarët pa nënshtetësi

leonardi naimi

“Ti rri këtu”, vëllai i Liridonës tregon si ua fshehu Naimi skenarin e vërtetë të vrasjes

INFO

NA NDIQ