Shoqe me ish të dashurat e Ledrit, flet Sara Hoxha: Shyqyr ishte Dua Lipa!

Gjatë një interviste me Arminën në “Goca dhe Gra”, Sara Hoxha (e Ledrit) hoqi kuriozitetin e gjithë shqiptarëve që u habitën, e kritikuan dhe ndoshta s’e kuptuan kurrë shoqërinë e saj me ish-të dashurat e reperit.

Dua Lipa, një prej nga ish-të dashurat e Ledrit u takua pak kohë më parë me Sarën dhe bashkë me bebushin e çiftit publikuan foto në Instagram. Siç mund ta imagjinoni, komentet janë histori, por ç’thotë Sara për këtë?

Shyqyr që ka qenë Dua Lipa ish dhe jo ndonjë “tjetër”!

“Dua Lipa ishte shumë e mirë. Unë e takova shumë pak, vetëm pimë një kafe familjarisht sepse ato donin të takonin Poin. Tani un faktin që Dua Lipa ka qenë e dashura Ledrit dhe që unë e takova…Aq veta sa më kanë thënë që ke bërë mirë, aq edhe më kanë kritikuar duke më thënë si mund ta takoje. Unë s’e kuptoj ku qëndron problemi. Unë them shyqyr që ka qenë Dua Lipa dhe jo ndonjë tjetër…I jap dorën për këtë. Eshtë një pikë më shumë për të.”- tha Sara duke qeshur.

E njëjta histori ka qenë dhe me Dafina Zeqirin, një tjetër ish-e dashur e Ledrit e cila gjithashtu ka raport të mirë me Sarën.

“Ne nuk kemi lindur bashkë, unë e di që ai ka një të shkuar, si me Dafinën që njerëzit më shajnë si mund të rrish ti me atë. Mua më duket gjë normale, Dafina më pëlqen, Dua Lipa më pëlqen, janë shumë njerëz të mirë, na ecën muhabeti. Kjo që unë kam bërë tregon se unë jam rehat me veten time, kam vetëbesim dhe nuk mund të xhelozoj për ish- të dashurat e Ledrit. Unë nuk e ndjej si gjë të keqe dhe prandaj e kam bërë dhe do ta bëj prapë.”-u shpreh Sara.