Shorti i Europianit/ Ramadani: Kundërshtarë të fortë, por Shqipëria nuk do të dorëzohet!

INA
INA

04/12/2023

Shqipëria njohu kundërshtarët në finalet e Europianit “Gjermani 2024”, ku do të përballet me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. Kundërshtarë të fortë në letër, duke patur parasysh eksperiencën e këtyre skuadrave në arenën ndërkombëtare, por edhe trofetë e fituar.

Në një pronocim për fshf.org, mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani, ka komentuar shortin e hedhur nga UEFA në Hamburg të Gjermanisë. Futbollisti, i cili aktivizohet me Leçen në Itali, theksoi se është një grup i vështirë.

Megjithatë, sipas tij asgjë nuk është e pamundur dhe Shqipëria do të shkojë në Gjermani për të marrë maksimumin. Më tej, mesfushori kuqezi shtoi se edhe në edicionin kualifikues Shqipëria u përball me kundërshtarë të fortë si Çekia dhe Polonia, por ia doli mbanë të bënte mirë.

“Përshëndetje të gjithëve, siç e patë grupin tonë, një grup i vështirë me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë, por ne do të shkojmë në Gjermani dhe do të tentojmë që të bëjmë befasinë. Ne shkojmë atje që të tregojmë nivelin e skuadrës tonë.

Edhe në kualifikuese në Grupin E kemi patur ekipe të vështira si Çekia dhe Polonia. Ne do të shkojmë atje të luajmë, të bëjmë maksimumin dhe të marrim rezultate pozitive. Nuk do të dërëzohemi lehtë. Një grup i vështirë, por ne mund të bëjmë mrekullinë në Gjermani. Ju përshëndes të gjithëve dhe forca Shqipëria”, përfundoi pronocimin e tij Ylber Ramadani. /Supersport

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Napoli rrahmani

VIDEO/ Napoli triumfon mes dramës, Juventus mposhtet në “Maradona”

Britain Soccer Champions League

Bajerni “hjek” dorë nga Çabi Alonso, tani preferon trajnerin holandez

Bellingam Real Barca

Sulmi “nuk ndez”, Barcelona del e “gjymtuar” nga “San Mames”

maradona

Lista me yjet e futbollit që ranë në rrjetën e dopingut, nga Maradona te Guardiola e së fundmi Pogba

manchester-city

City fiton derbin e Manchesterit

IMG_9475

Shkëndija e “shkel” Vardarin, por si kaloi Shkupi dhe Struga

shaqiri-zvicra

Xherdan Shaqiri gjen golin e parë në sezonin e ri, por Chicago Fire pëson humbje

le brons

LeBron James, i pari që arrin shifrën prej 40 mijë pikëve në NBA

real

Real Madridi do të apelojë kartonin e kuq ndaj Bellinghamit

INFO

NA NDIQ