Shorti i Evropianit, Ramadani: Kundërshtarë të fortë, por Shqipëria nuk do të dorëzohet!

ina-online
ina-online

04/12/2023

Shqipëria njohu kundërshtarët në finalet e Europianit “Gjermani 2024”, ku do të përballet me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. Kundërshtarë të fortë në letër, duke pasur parasysh eksperiencën e këtyre skuadrave në arenën ndërkombëtare, por edhe trofetë e fituar.

Në një prononcim për fshf.org, mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani, ka komentuar shortin e hedhur nga UEFA në Hamburg të Gjermanisë. Futbollisti, i cili aktivizohet me Leccen në Itali, theksoi se është një grup i vështirë.

Megjithatë, sipas tij asgjë nuk është e pamundur dhe Shqipëria do të shkojë në Gjermani për të marrë maksimumin.

Më tej, mesfushori kuqezi shtoi se edhe në edicionin kualifikues Shqipëria u përball me kundërshtarë të fortë si Çekia dhe Polonia, por ia doli mbanë të bënte mirë.

“Përshëndetje të gjithëve, siç e patë grupin tonë, një grup i vështirë me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë, por ne do të shkojmë në Gjermani dhe do të tentojmë që të bëjmë befasinë. Ne shkojmë atje që të tregojmë nivelin e skuadrës tonë. Edhe në kualifikuese në Grupin E kemi pasur ekipe të vështira si Çekia dhe Polonia. Ne do të shkojmë atje të luajmë, të bëjmë maksimumin dhe të marrim rezultate pozitive. Nuk do të dorëzohemi lehtë. Një grup i vështirë, por ne mund të bëjmë mrekullinë në Gjermani. Ju përshëndes të gjithëve dhe forca Shqipëria”, përfundoi prononcimin e tij Ylber Ramadani.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

luis enrique enrike

Tjetër zëvendësim për Mbappe, Luis Enrique: Mësohuni!

lotito

Shpërthen Lotito: Lazio po bëhet kurban, ky sistem nuk garanton besueshmëri

zidane-1-600x360

Zidane refuzon Manchester Unitedin, nuk është i interesuar për Ligën Premier

fifa

FIFA e prerë, nuk do të ketë kartonë të kaltër

xavi

Kush është kandidati potencial për të zëvendësuar Xavin tek Barca? (FOTO)

futboll

Revolucioni në futboll po vjen – tetë rregullat e reja që pritet të votohen për sezonin e ri

zidane-1-600x360

Nuk e ka në mendje Bayernin – zbulohet plani i Zidanes për t’u kthyer në zejen e trajnerit

barcelona-real

Zbulohet synimi i Real Madridit para El Clasicos – Barcelona do synojë t’ua prish planet

vedat-muriqi

Muriqi me Mallorcan përball Bilbaos në finale të kupës

INFO

NA NDIQ