Shpallet i pafajshëm polici maqedonas, nga arma e të cilit u vra një emigrante

Picture of Ina Online
Ina Online

11/07/2024

Me lot në sy dhe pikëllim për jetën e humbur të Fatmata Kamarës, bashkëshorti i saj dëgjoi vendimin përmes të cilit gjykata shpalli të pafajshëm Igor Markovin, i cili akuzohej se me armën e tij aksidentalisht u vra viktima, një emigrante nga Siera Leone.

Polici Igor Markov sot nuk ishte në sallën e gjyqit për të dëgjuar vendimin e pafajësisë të shpallur nga Gjykata penale. Pas provave dhe dëshmive të paraqitura, këshilli në krye me gjyqtarin Nenad Saveski nuk konstatoi vepër penale.

Mbrojtja e Fatmatës nuk është e kënaqur me aktgjykimin dhe shpresojnë që Prokuroria ta shfrytëzojë rastin për të apeluar.

Ngjarja ka ndodhur në prill të vitit të kaluar në zonën “Kazerma e Vjetër” afër Gjevgjelisë.

Sipas gjykatës, gjatë një kontrolli policor për të parandaluar kontrabandën e emigrantëve, policia gjeti dy kontrabandistë dhe disa emigrantë. Një nga oficerët e policisë nxori armën dhe u bërtiti kalimtarëve që të ndalonin. Njëri nga kontrabandistët tentoi t’i merrte armën dhe më pas ata filluan të përleshen. Gjatë përleshjes, arma ka shkrepur dhe ka goditur për vdekje migranten 23-vjeçare Fatmata Kamara, e cila ndodhej në makinë. Trupi i Fatmës u dërgua në morgun e Butelit në Shkup, ku qëndroi për tre muaj përpara se t’i dorëzohej familjes së saj dhe të dërgohej në Sierra Leone. (INA)

TË FUNDIT

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Kreshnik Bekteshi dhe dy ish-zyrtarë tjerë të Ministrisë së Ekonomisë

Xheneta i publikoi përgjimet telefonike pa autorizim, Driloni ndërmerr hapa ligjorë

Gola, emocione dhe spektakël: Kosova fiton duelin e parë ndaj Islandës në play-off të Ligës së Kombeve

Sylvinho para duelit me Anglinë: Do të jetë një ndeshje e vështirë, por…

Kroacia befason Francën, Spanja i shpëton humbjes ndaj Holandës

60-vjeçari nga Kumanova ka humbur jetën nga shpërthimi i një bombole gazi

ME TE LEXUARA

1

Sylvinho para duelit me Anglinë: Do të jetë një ndeshje e vështirë, por...
1
Kroacia befason Francën, Spanja i shpëton humbjes ndaj Holandës

LEXO MË SHUMË