Shpallja e koalicionit ngjalli frikë të llahtarshme!

ina-online
ina-online

06/11/2023

shkruan: Halil Iseni

Zyrtarizimi i koalicionit opozitar në zemër të Shkupit, pranë Skënderbeut dhe princërve shqiptarë njëherit edhe si mbrojtës të shpinës së « Besëlidhjes Europiane », si duket ngjalli frikë të llahtarshme “opinionistëve” pozitarë !

Pa u zgjatur, fillimisht dua të theksoj se në RMV jemi në një momentum shumë të veçantë për popullin shqiptar si dhe për gjithë qytetarët e vendit, pasi që ky koalicion – i papërfunduar – bëhet shpresë e qendrueshme për të ardhmen tonë europiane dhe njëherit mundësia e sigurt për të rrëzuar regjimin korruptiv dhe të « kazinuar » deri në palcë.

Opinionistëve pozitarë dua t’ju them : « mos hudhni petulla në ujë », por ndaluni dhe mendoni ; në qoftë se nuk mund të mendoni, atëherë, ndaluni dhe vetëm vrojtoni : rrëzimi i pozitës po vjen dhe se me ne, ndryshimi po vjen.

E di se ka njerëz – opinionistë pozitarë- që mendojnë zotëriun në fjalë sikur të jetë i pasfidueshëm në politikë pasi që ka bagazhin e luftës – e që fatkeqësisht edhe njëzet vite pas, mundohet t’a përdorë në çdo qullë të mundshëm – dhe që beson ai se mund të na « i hedhë – si në bombat e famëkeqe » edhe kësaj here !

Por, më lejoni t’ju kujtojë të nderuar ndjekës se zotëriu në fjalë nuk është çlirimtari i parë që njeh historia jonë dhe historia e botës dhe me shkas po përdor një emër të njohur për mbarë popullatën siç është emri i ish-kryeministrit britanik, Vinston Çurçill, i cili përderisa ishte në pushtet përgjatë luftës së Dytë Botërore, mposhti nazizmin gjerman ; por, pas luftës, në zgjedhjet e lira, populli britanik nuk e votoi këtë të fundit edhe pse i ngeli hatri shumë. Kur e pyetën atë, Çurçill tregoi se sa i kishte mbetur peng kjo humbje elektorale dhe se shpeshherë i kishte thënë vetes se populli i tij nuk ishte mirënjohës për çlirimin që i kishte dhuruar Britanisë së Madhe dhe popujve të Europes. Një prej gazetave të famshme të kohës iu përgjigj : « Ne i përkulemi veprës dhe sakrificës suaj për çlirimin tonë, por programi juaj politik nuk është zgjidhje për të ardhmen tonë » (parafrazim).

U them « opinionistëve pozitarë », zotëria juaj – jo edhe më i imi – është mirë të pensionohet si ushtarak dhe t’ia njohin deri diku mbarësisht pjesa e popullit që ka ngelë në vend, por që programi dhe rrethi i tij skajshmërisht korruptiv NUK ESHTE ME ZGJIDHJA DHE PROGRAMI PER TE ARDHMEN TONE !

*autori është anëtar i kuvendit themelues të Lëvizjes Demokratike

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

arsim zekolli2

Emerimi i Talatit për ‘techno-PM’, është konform statusit të BDI-së

Xhelal Zejneli

PISA 2022

MUHAMERI

Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut dhe Maqedonia

Fatmir Besimi

PAKOJA E NËNTË E MASAVE ANTIKRIZË

orhan ibrahimi

“Talat Xhaferi- njëqind ditë Kryeministër”!

MUHAMERI

Zgjedhjet po afrohen, politikanët shfaqen me thesin e babadimrit

gir-geer-euroambasadori

Për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave

ylli manjani

Amerika dhe amerikanllëqet tona…

Daut Dauti

Planet për vendosjen e hebrenjve në Shqipëri

INFO

NA NDIQ