Shpend Ahmeti: Asnjë helikopter s’e ka shteti i Kosovës në rast të ndonjë krize

INA
INA

30 Maj, 2023

Shpend Ahmeti, ish-kryetar i Prishtinës, i ka bërë kërkesë Albin Kurtit dhe miqve të tij që i ka pasur në Lëvizjen Vetëvendosje që çështjen e Veriut ta mendojnë më racionalist.

”Po i bëjë thirrje Albinit, por edhe ata miqë që i kam pas në Vetëvendosje, me mëndu pak më mirë këtë dhe më racionalisht”, ka thënë Ahmeti në T7.

Më tutje, ai ka thërë që VV-ja duhet të ketë më shumë konsideratë për jetën e njeriut.

“Pak përgjegjësi për jetën. Sepse e pash sot Stresi, jam i gatshëm me shku veri. S’po du me bë hajgare me të, por të themi nëse bëhët luftë na shumica jemi gati, por pse luftë. A i ka marrë malli njerëzit për luftë”, pyeti Ahmeti.

Ahmeti po ashtu ka përmendur disa arsyeje që mund ta kenë shtyrë Qeverinë e Kosovës të ndërmarrë veprime të tilla në Veri, një prej tyre sipas Ahmetit është që ndoshta nuk duan ta implementojnë Asociacionin.

”Ndoshta Qeveria po mendon që me Vuçiqin nuk ka dialog dhe po dëshiron me i tregu botës çfarë bëjnë këta”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Kosova nuk ka helikopter në dispozicion në rast të ndonjë krize. Ahmeti, po ashtu ka thënë se Kosova nuk është e përgatitur që vetëm t’i bëjë ballë Serbisë pa aleatët në krah.

“Asnjë helikopter s’e ka shteti i Kosovës. As edhe një. Në rast të ndonjë krize, sikur ajo me bartjen e atij serbit, Kosova nuk mund të reagojë”, tha ai.

Sipas tij, një pjesë e madhe i publikut është duke i kritikuar këto deklarata, por ai shton se “duhet pasur guxim të thuhet kjo për situatën tejet të rrezikshme”.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5648

Publikohet momenti i sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku (VIDEO)

vjosa Osmani

Osmani: Me armët ruse Vuçiq po mendon aneksimin sipas modelit të Krimesë

Shaip Kamberi

Kamberi: Vuçiq mund të hakmerret ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës

KFOR KS

Tensionet në veri, KFOR-i rritë praninë me trupa britanike

IMG_5646

Policia e Kosovës me dëshmi të reja: ja ku dhe si u përgatit sulmi (VIDEO)

carl bildt

Bildt: Padyshim çështja e Veriut është dashur të zgjidhet shumë më herët

KFOR KS

NATO miraton forca shtesë pas tensioneve në veri/ Ky është paralajmërimi – ja çfarë mund të fshihet pas këtij vendimi

ushtria serbe

Ushtria serbe afër Kosovës, vjen paralajmërimi: Le ta provojnë prapë! Ja çfarë do t’u ndodhë

grupi terrorist banjske radojcic

Kërcënime nga ‘Brigadat e Veriut’ – ja kush fshihet prapa tyre!

INFO

NA NDIQ