Shpërblehen Hazard dhe Alisson

0

Hazard është shpallur mesfushori më i mirë në Angli, Alisson portieri më i mirë.

Është mbyllur gjithçka në Premierligë. Manchester City është kampion i Anglisë për sezonin 2018/19, që e përfundoi sezonin me 98 pikë, një më shumë se Liverpooli.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së fundit u zhvilluan të dielën në orën 16:00, dhe shërbyen shumë për Pierre-Emerick Aubameyangun dhe Sadio Manen, që shënuan nga dy gola dhe shkuan në kuotën e 22 finalizimeve në Premierligë, aq sa Mohamed Salah.

Kjo do të thotë se në sezonin 2018/19, “Këpuca e Artë” në Premierligë shkoi për tre futbollistë.

Në fund të sezonit u shpërblyen edhe Eden Hazard dhe portieri i Liverpoolit, Alisson.

Hazard u shpall mesfushori më i mirë në Premierligë, kurse Alisson, që e ka mbajtur portën e pa prekur në shumë ndeshje dhe e mbylli sezonin me më së paku gola, 22, u shpërblye me çmimin e portierit më të mirë të sezonit.