Shpërblim amerikan mbi sulmet kibernetike në Mal të Zi

ina-online
ina-online

18 Gusht, 2023

Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacionin që mund të ndihmojë në hedhjen e dritës mbi sulmet kibernetike të kryera kundër interesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe, siç thonë ata, veçanërisht në dritën e sulmit kibernetik në Mal të Zi gushtin e kaluar.

Ambasada amerikane ka vendosur tabela në disa lokacione në Podgoricë duke reklamuar një shpërblim për informacionin që mund të çojë në identifikimin ose vendndodhjen e çdo personi që ka marrë pjesë në “aktivitete kibernetike keqdashëse”, raporton CdM.

Teksti i shpalljes është në gjuhën malazeze dhe ruse dhe theksohet se pagesa është e mundur edhe në kriptovaluta.

Siç tha Ambasada për Radion Evropa e Lirë, qëllimi i reklamës është të mbledhë informacion nga “individë të aftë teknologjikisht” që aktualisht jetojnë në Mal të Zi dhe që mund të dinë më shumë rreth sulmeve.

“Oferta është e pakufizuar për sa i përket informacionit të kërkuar dhe çmimet paguhen në përpjesëtim me cilësinë e informacionit të ofruar”, thonë nga Ambasada.

Sulmet në rrjetin informativ të Qeverisë së Malit të Zi filluan në gusht të vitit të kaluar, pas së cilës u pamundësua qasja në faqet e internetit dhe emailet e qeverisë, si dhe në institucionet e tjera si prokuroria, gjykatat, kadastra, të hyrat dhe administrata doganore për muaj të tërë.

Ekspertët e Byrosë Federale të Hetimeve të SHBA-së (FBI) ndihmuan në tejkalimin e pasojave të sulmit kibernetik ndaj institucioneve shtetërore të Malit të Zi vitin e kaluar.

Programi Shpërblime për Drejtësi i Departamentit të Shtetit është global në natyrë për të gjeneruar informacione vepruese që mbron amerikanët.

Programi ofron shpërblime për informacion mbi terrorizmin, ndërhyrjen e huaj në zgjedhjet e SHBA-së dhe aktivitetin e huaj keqdashës kibernetik kundër SHBA-së.

Mali i Zi është anëtar i NATO-s që nga viti 2017.

Dhe kujtojmë që sulme të ngjashme ndodhën dhe naj institucioneve shqiptare, që siç u tha, vinin nga Irani. Kjo bëri që Tirana që të ndërpriste marrëdhëniet diplomatike me Teheranin. /tesheshi.com/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Dritan Abazovic

Rrëfimi i Abazoviç: Jam nën kallash prej 3 vitesh. Kam krijuar shumë armiq në Mal të Zi

ndotja pollog

“E gjithë Europa po thith ajër toksik”, harta e vendeve më të ndotura, kryesojnë vendet e Ballkanit

vucic-1

E përsëriti në Nju Jork, Vuçiq: Nuk e njohim Kosovën e pavarur

punetor ndertimi

Sa shtetas të Maqedonisë dhe të Kosovës punojnë në Kroaci?

vila keglevich

Shitet vila më e shtrenjt në Ballkan, çmimi 7.5 milionë euro dhe ja ku ndodhet?

Maria GABRIEL

Gabriel: Përveç ndryshimeve kushtetuese, Shkupi duhet ta përmbushë edhe kompromisin e vitit 2022

Robert Dumitru

Rumuni që flet shqip prej 17 vjetësh: Dua të kem pasaportë shqiptare

armina nuraj

Çfarë keni bërë për kombin shqiptar në Sanxhak?

Shaip Kamberi Albin Kurti

Kurti takon Kamberin – iniciativat e shqiptarëve në Luginë po pengohen nga kreu i Parlamentit të Serbisë

INFO

NA NDIQ