Shpërdorimet në “Ekonomizimin e Ujërave” do të hetohen nga Prokuroria

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

13/01/2023

Me keq menaxhimin për vite me radhë të Shoqatës Aksionare “Ekonomizimi i Ujërave” tani e tutje po merret Prokuroria. Nga organi i akuzës thanë se janë duke e shqyrtuar raportin, duke mos e përjashtuar mundësinë e aktivizimit të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Por, nuk jepen shumë detaje. Në periudhën 2017-2021, llogaritë e “Ekonomizimit të Ujërave” në bankat komerciale ishin bllokuar shpesh. Gjegjësisht, edhe pse kjo shoqatë aksionare ka marrë para nga Agjencia e Mbështetjes Financiare në Bujqësi dhe në Zhvillimin Rural për pagesën e borxheve, ato janë devijuar për pagesën e pagave, gjë që ka sjellë pagesën e shpenzimeve gjyqësore dhe kamatës prej 32,951,000 denarë, ndërsa shpenzimet për avokatë, noterë dhe përmbarues gjithsej 77,131,000 denarë.

“Më datën 20.12.2022 kemi pranuar raportin e Entit Shtetëror të Revizionit, të cilin do ta shqyrtojë njëri nga prokurorët publik republikan. Pas konstatimit të gjetjeve në raport, do të orientohen në prokurorinë përkatëse që nëse vërtetohen keqpërdorime të buxhetit të shtetit do të merret Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Deri në arritjen e fazës para hetimore do të njoftohet sërish opinioni”, njoftojnë nga Prokuroria Themelore Publike.

Raporti i revizionit gjithashtu nxjerr në pah se përveç 3,6 milion eurove të humbura nga sistemi i vjetërsuar dhe mos faturimi i shpenzimit të ujit, në gjithë vendin dyshimet janë të forta se 2/3 e ujit të konsumuar është nga kyçjet ilegale në sistemin e ujitjes së tokave bujqësore, ujësjellësit të subjekteve dhe amvisërive. Përfshirë edhe keqpërdorimet eventuale të buxhetit në forma të ndryshme, shifra reale e humbjeve për pesë vitet e fundit është 4,2 milion euro pa llogaritur ndihmat financiare të Qeverisë.

“SHA Ekonomizimi i Ujërave, po bënte humbje si rezultat i menaxhimit joadekuat të kompetencave, kontrollit të pavendosur dhe gjenerimit të pamjaftueshëm të të ardhurave vetanake, e cila pa mbështetjen financiare të Qeverisë do të gjeneronte edhe një humbje shtesë prej së paku 4.2 milionë euro”, thonë nga Enti Shtetëror i Revizionit.

Për tejkalimin e gjendjes së keqe financiare në periudhën 2019-2022, nga Qeveria dhe Ministria e Bujqësisë në baza të ndryshme për “Ekonomizimin e Ujërave” janë transferuar 259 milion denarë. Nga Ministria e Bujqësisë nuk deshën të prononcohen për rastin, duke thënë se kjo shoqëri ka kompetenca vetanake. U konstatua një nivel i ulët i të ardhurave të arritura nga shitjet, të cilat për periudhën 2018-2021 janë ulur me 8% dhe nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet që për të njëjtën periudhë janë rritur me 35%. Megjithëse Enti i Revizionit përmendi të dy ministritë që janë të përfshira në raport, ato heqin përgjegjësitë. Nga Ministria e Mjedisit Jetësor thonë se kompetencat e tyre janë vetëm në dhënien e lejeve për gërmime të rërës, gurëve e zhavorrit nëpër lumenjtë e vendit./Alsat

TË FUNDIT
4 minuta
Këshilli gjyqësor ia mori imunitetin gjykatësit suprem Georgiev dhe e miratoi paraburgimin të tij
6 minuta
Votojnë të sëmurët, personat të pafuqishëm dhe të burgosur para rivotimit të nesërm për zgjedhjet parlamentare në shtatë vendvotime
8 minuta
Mexhiti optimist: Mendoj se puna e kryeparlamentarit është e kryer
47 minuta
Këshilli Gjyqësor me seancë urgjente në mesnatë, “për t’ia marrë imunitetin gjykatësit Naqe Georgiev”
10 orë
Sejdiu nga VLEN: Kur gjykatat vendosin "pro" BDI-së ishin të mira, kur vendosin kundër "ata janë të kapura"

ME TE LEXUARA

1 ditë
Kroacia sot e nis për në Kosovë kontigjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të KFOR-it
19 orë
Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni
12 orë
Sasho Mijallkov të enjten lirohet nga burgu
1 ditë
Lajçaku thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel
18 orë
Zejdi zbulon se çfarë janë podrumet e kuqe që i përmendi Ali Ahmeti
11 orë
Rexhepi: Kryetari i kuvendit duhet të jetë shqiptar
1 ditë
Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut, pasdite kushte për mot të ligë të shkurtër
18 orë
Ndryshimet kushtetuese, Kasami: Për vullnetin e VMRO-së, duhet ta pyesni VMRO-në
11 orë
“Na tha publikisht – e kam zgjedh Artanin, nuk e jap” – Mexhiti thotë se “rezultati në Çair është rezultat i budallakive” të Grubit

LEXO MË SHUMË

keshilli-gjyqesos-

Këshilli gjyqësor ia mori imunitetin gjykatësit suprem Georgiev dhe e miratoi paraburgimin të tij

zgjedhjet-maqedoni

Votojnë të sëmurët, personat të pafuqishëm dhe të burgosur para rivotimit të nesërm për zgjedhjet parlamentare në shtatë vendvotime

mexhiti izet

Mexhiti optimist: Mendoj se puna e kryeparlamentarit është e kryer

keshilli-gjyqesos-

Këshilli Gjyqësor me seancë urgjente në mesnatë, “për t’ia marrë imunitetin gjykatësit Naqe Georgiev”

IMG_2237

Sejdiu nga VLEN: Kur gjykatat vendosin “pro” BDI-së ishin të mira, kur vendosin kundër “ata janë të kapura”

Screenshot_2024-05-20-22-03-17-614_com.android.chrome-edit

“Na tha publikisht – e kam zgjedh Artanin, nuk e jap” – Mexhiti thotë se “rezultati në Çair është rezultat i budallakive” të Grubit

kastriot-rexhepi

Rexhepi: Kryetari i kuvendit duhet të jetë shqiptar

Mijallkov Sasho

Sasho Mijallkov të enjten lirohet nga burgu

izet mexhiti

Kritikat e Frontit Europian / Mexhiti: Ai që humb ka të drejtë të qajë dhe vajtojë

INFO

NA NDIQ