Së fundmi këngëtari i njohur, Yll Limani ka njoftuar se është ftuar në dasmën e Dafina Zeqirit dhe Kreshnik Gjergjit. Ai ka bërë publike ftesën që çifti i ka dërguar. Ylli e ka publikuar atë në InstaStory ku edhe ka shkruar:
Super ftesë, ju tashmë e dini se do të zbuloj gjithçka. Hajde more gëzuar!
Ftesa shihet që është shumë e veçantë duke iu përshtatur teknologjisë së fundit. Po ashtu, aty zbulohet se dasma do mbahet më 26 tetor 2024. Kujtojmë që Dafina dhe Kreshniku u celebruan pak ditë më parë duke organizuar një festë private.