6 muaj pritje për t’u rikthyer sërish te goli në një ndeshje zyrtare. Arbër Hoxha jo vetëm që gjeti rrugën e rrjetës, por dhuroi edhe një assist duke u shndërruar në protagonist absolut për ekipin e tij Dinamo Zagreb në suksesin 3-0 përballë Sibenik.
Me Cannavaro-n në stol, Hoxha është rikthyer sërish në nivele të mira, por historia është e njëjtë edhe me tekniku “azzurr”, as Cannavaro nuk e preferon si titullar, të paktën jo për momentin. Sulmuesi kuqezi u hodh në fushë minutën e 59-të, por i mjaftoi një 4-minutësh i “çmendur” për të “çmontuar” i vetëm Sibenik.