“Shpërthen” deputeti i VV-së për procesin zgjedhor, ka një urim për Albin Kurtin

Një ditë më parë,  në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të brendshme në Vetëvendosje, Albin Kurti është shpallur edhe zyrtarisht kryetar i kësaj force opozitare.

Por, këtyre zgjedhjeve në Vetëvendosje, i kishte paraprirë një pakënaqësi e madhe brenda anëtareve të saj të cilët shumë nga ta kanë jep edhe dorëheqje nga gjitha pozitat në kryesi por jo edhe nga pozita e deputetit të Vetëvendosjes.

Në këto zgjedhje Albini nuk kishte kundër kandidat dhe si ‘pasojë’ u votua nga anëtarët e 422 qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje.

Image

Faton Topalli

Faton Topalli deputet i Lëvizjes vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës i cili po ashtu ka jep dorëheqje nga gjitha pozitat në parti por që jo publikisht ka dal kundër Albin Kurtit,  ka thënë për “Bota sot” se nuk ka pasur asnjë dyshim që Kurti të mos zgjidhet si Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Çmimi për ta shtyrë qoftë edhe për një apo dy vite zgjedhjen e tij në krye të Lëvizjes, deri në harmonizimin e qëndrimeve, është tepër i lartë. Zgjedhja si Kryetar duke kandiduar nga burgu, edhe pse dihej saktësisht se kur do të lirohej, procesi zgjedhor gjatë një fryme linqimi kundër secilit që mendonte apo mund të mendonte ndryshe, nuk është bërë brenda rrethanave dinjitoze çfar do të duhej të ishin dhe nuk i la mundësinë reale dhe komoditetin cilitdo tjetër që të kandidonte për kryetar të Lëvizjes. Çmimi i zgjedhjes në krye të Lëvizjes është ndarja”, ka thënë Topalli.

“Nëse është më me rëndësi të jesh kryetar i lëvizjes se sa ta mbash Lëvizjen të bashkuar dhe ta forcosh edhe më shumë, atëherë ky çmim është tepër i lartë dhe nuk i kontribon qëllimeve për çfarë angazhohet Lëvizja Vetëvendosje. Sidoqoftë procesi i zgjedhjes se Kryetarit të Lëvizjes përfundoi.  Unë i dëshiroj Kurtit sukses. Uroj shumë që ai ta kalojë suksesin e paraardhësit të tij Visar Imeri. Mbi të gjitha urojë që të krijohet hapësira e duhur për bashkëpunim. Gjërat që na bashkojnë janë më shumë se ato që na ndajnë”, ka thënë Topalli për gaztën “Bota sot”.