Shpërthen gazetari Saliu: Ja pse do ta mbajë mend këtë ditëlindje të Ali Ahmetit!

Gazetari Urim Salihu nga Tetova ka reaguar lidhur me një gjobë të shqiptuar ndaj tij nga ana e policisë tetovare. Kjo gjobë siç ka shkruar nuk është hiç më pak se 1 mijë euro dhe se ajo është faturuar në këtë kohë të krizës, kur qytetarët po përballen me mbijetesë.

Por Salihu këtë moment të keq për të e ka ndërlidhur me atmosferën festive të ditëlindjes së kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, që dje kishte pushtuar edhe rrjetet sociale.

Ja postimi i gazetarit Urim Salihu:

Ditelindjen e Ali Ahmetit me shume do ta mbaj mend une sepse me 4 janar ma prene denimin prej 1000 euro policia e famshme e Maqedonise qe perbrenda uniformes ka edhe te tille qe vendin e kane ne burg ndersa ata jane bere te denojne qytetare te ndershem. .Vitin tjeter do tia uroj liderit te BDI-se ditelindjen nga burgu i Idrizoves …