Shpërthen mërgimtari: Investova 200 mijë franga në vendlindje,por më nuk do të vij

0

Mërgimtarët që po kalojnë pushimet në vendlindje kanë preferenca dhe mendime të ndryshme për vendlindjen. Ata në të shumtën flasim me emocione për pakënaqësi, por këto pakënaqësi të tyre duhet kuptuar si dëshirë dhe këmbëngulje për tu përmirësuar realiteti i hidhur dhe për tu bërë më mirë, që të ketë një perspektivë dhe jetë më të mirë. Por shqetësimet e disave janë reale dhe që duhet marrë me seriozitet të madh, pasi që ata gjatë këtyre pushimeve po vuajnë sidomos nga pritjet e mëdha nëpër pikat kufitare, ku po humbin orë e ditë të tëra.
Njëri nga mërgimtarët theksoi për Klankosova se të enjten ka pritur deri në pesë orë për të hyrë në Serbi, fakt ky që nervozoi shumë vetë.
“200 mijë franga i kam investuar në Kosovë dhe s’kam me ardh më kurrë. Arsyeja është qikjo pritje”, tha një qytetar që jeton në diasporë. Videoja e KlanKosova, ndiqeni: