Shpërthen Romario, ikona e Barcelonës kundër trajnerit të huaj te Brazili: Të qi***a Ancelottin, dua Diniz deri në fund

INA
INA

01/11/2023

Ikona e Barcelonës, Romario, nuk dëshiron ta shohë trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelotti, të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit. Në fakt, trajneri i njohur italian pritet të pasojë Fernando Diniz në stolin e pesë herë kampionëve të botës nga vera e ardhshme, kur kontrata e tij me Real Madridin të përfundojë në qershor.

“Të qi**a Ancelottin. E dua Diniz deri në fund, – tha Romario për “Panorama Esportivo”. – Dua ta përgëzoj Ednaldo (Rodrigues), presidentin e CBF, sepse bëri shumë mirë që zgjodhi Diniz. Ai është trajneri më i mirë që kemi në Brazil”.

Romario gjithashtu mbështeti lojtarët më të mirë të Brazilit për t’u transferuar në Arabinë Saudite dhe Katar: “Po të isha unë, do të isha larguar tashmë. Ata duhet të ikin atje ku paguhen më mirë. Futbollisti ka 10 deri në 15 vite karrierë dhe duhet t’i shfrytëzojë sa më shumë për pjesën financiare. Kjo vlen kryesisht për ata që nuk e kanë ëndërr të zgjidhen ndër më të mirët në botë dhe gjëra të tilla”.

Brazili duket se do të jetë në duart e Carlo Ancelottit nga vera e vitit të ardhshëm. Sipas asaj që u deklarua në korrik nga presidenti i Federatës së Futbollit të Brazilit, Ednaldo Rodrigues, pasi t’i skadojë kontrata që e lidh aktualisht me Real Madridin, trajneri italian do të marrë “frenat” e “Seleçao” me detyrën specifike për të kthyer lavditë e së kaluarës te pesë herë kampionët e botës.

Një vendim që ka shkaktuar dhe po shkakton shumë diskutime në Brazil. Në fakt, të shumtë janë ata që muajt e fundit kanë kritikuar zgjedhjen për t’ia besuar drejtimin e kombëtares më të suksesshme në botë një trajneri të huaj.

Ndër ata që nuk e shohin çështjen në mënyrë të favorshme është Romario, një ish-kampion brazilian (ai fitoi Kupën e Botës 1994 si protagonist absolut, si dhe dy Kupa të Amerikës), i cili madje e lëshoi keq fare gjuhën ndaj Ancelottit.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Armando Broja

E ardhmja e Brojës në Itali? Ekipi i Serie A planifikon afrimin e sulmuesit “kuqezi” në janar

Luis Suarez

Suarez nuk pushon ja ku do vazhdoj karrierën

ardian ismajli

Ismajli për mediat kroate: Shqipëria dhe Kroacia kalojnë grupin në Euro 2024

Ylber Ramadani

Shorti i Evropianit, Ramadani: Kundërshtarë të fortë, por Shqipëria nuk do të dorëzohet!

guardiola

Gabimi i jashtëzakonshëm i gjyqtarit, Guardiola: Çfarë t’i them skuadrës dhe tifozëve pas një ndeshje si kjo?

Pogba

Pogba u gjobit me 20 mijë euro nga Allegri, për dëgjimin e muzikës me zë të lartë…

Ylber Ramadani

Shorti i Europianit/ Ramadani: Kundërshtarë të fortë, por Shqipëria nuk do të dorëzohet!

Pochetino

Pochettino ‘në qiellin e shtatë’: “Ne jemi një ekip i vërtetë”

moscardo-

E duan pesë gjigantët evropianë, por PSG po e fiton garën për sensacionin gjerman

INFO

NA NDIQ