Mbrëmë vonë në një fabrikë në afërsi të ish-fabrikës së njohur të hekurit “Zhelezara” ka ndodhur një shpërthim, ku janë lënduar tre punonjës, njofton MPB.
Në spital janë dërguar punonjësit R.G.(41) nga fshati Studeniçan, K.F.(29) nga fshati Mojancë dhe R.S.(33) nga Koliçani i Poshtëm i Shkupit.
Ata janë transportuar në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza” për ndihmë mjekësore.
Nga MPB thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit. Për momentin nuk dihet se si ka ndodhur shpërthimi në fabrikë.(INA)