Shpërthim në Zubin Potok, dëmtohet kanali i Ibër-Lepencit

Picture of Ina Online
Ina Online

29/11/2024

Një shpërthim që ka ndodhur mbrëmjen e 29 nëntorit në fshatin Varagë të Zubin Potokut ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

Nga ky shpërthim nuk ka pasur viktima.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, që doli në vendngjarje tha se para orës 19:00 është dëgjuar një shpërthim dhe se një pjesë e Ibër-Lepencit, që konsiderohet si infrastrukturë kritike, është dëmtuar.

Ai e cilësoi si “akt terrorist” dëmtimin e kanalit të ujit, përmes së cilit tha se furnizohet edhe Korporata Energjetike e Kosovës.

Sveçla tha se institucionet jan mobilizuar që dëmet të sanohen dhe qytetarët të mos vuajnë pasojat.

“Është detyrë e domosdoshme e institucioneve të sigurisë që të hetohen terroristët që kanë kryer këtë akt terrorist dhe të sillen para drejtësisë,” theksoi ai.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, fajësoi “bandat kriminale serbe” për sulmin ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës.

Bandat kriminale serbe kanë humbur në çdo betejë me institucionet e Kosovës.

“Mbrojtja e kushtetutshmërisë e ligjshmërisë në çdo cep të vendit dhe lufta e pa kompromis ndaj ketyre elementeve kriminale janë jetike”, tha ajo, duke u bërë thirrje qytetarëve të vazhdojnë të tregojnë qetësi dhr maturi derisa institucionet të hetojnë rastin dhe të sanojnë dëmet.

Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” është shoqëri aksionare me seli në Prishtinë dhe është ndërmarrje shumëfunksionale e cila furnizon industrinë, ujësjellësit dhe bujqësinë me ujë të papërpunuar si dhe prodhon energji elektrike nga Hidrocentrali i Ujmanit.

Bazuar në dokumentet qeveritare, nga sistemi i Ibër-Lepencit në Ujman në Zubin Potok, me ujë të pijshëm furnizohet veriu i Kosovës, por edhe Prishtina me rrethinë. Ky hidrosistem gjithashtu furnizon me ujë termocentralet në Obiliq, që përdoret për ftohjen e termocentraleve Kosova A dhe Kosova B, ndërsa përveç kësaj, uji nga liqeni akumulues i Ujmanit përdoret edhe për ujitjen e sipërfaqeve bujqësore. Vetë kanali Ibër-Lepenc ka një gjatësi prej 49 kilometrash – nga liqeni i Ujmanit deri në Prishtinë dhe përfundon në liqenin e Badocit afër Prishtinës.

Nga Ujmani furnizohen me ujë 7 komuna, në jug dhe veri të lumit Ibër; Mitrovica e Jugut dhe e Veriut, Zveçani, Vushtrria, Gllogoci, Skenderaj dhe një pjesë e Prishtinës.

Pos tyre, termocentralet Kosova A dhe B, Trepça dhe Ferronikeli varen tërësisht nga furnizimi me ujë nga ky liqe artificial. Po ashtu, prodhohen edhe 32 Megavat (MW) rrymë në hidrocentralin e Vallaçit.

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut në Kosovë, pas shpërthimit në Zubin Potok tha se furnizimi me energji elektrike mbetet i sigurt dhe pa ndërprerje në të gjithë territorin e Kosovës.

“Po ashtu, ekipet tona janë duke monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën për të garantuar stabilitetin dhe funksionimin e sigurtë të sistemit të energjisë elektrike”, tha KOSTT.

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut në Kosovë, pas shpërthimit në Zubin Potok tha se furnizimi me energji elektrike mbetet i sigurt dhe pa ndërprerje në të gjithë territorin e Kosovës. “Po ashtu, ekipet tona janë duke monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën për të garantuar stabilitetin dhe funksionimin e sigurt të sistemit të energjisë elektrike”, tha KOSTT.

TË FUNDIT

Premtimi i Daut Haradinajt: Do ta zhbëjmë Gjykatën Speciale!

Mexhiti: Zero tolerancë për ndotësit e ajrit!

Burim Latifi nga Brukseli: Nënshkruhet Deklaratë historike, forcohet integrimi energjetik i Ballkanit Perëndimor në Europë

Toshkovski: Kemi informacione se një ish-kryetar komune i BDI ka qenë i përfshirë në organizimin e ngjarjeve të 28 nëntorit

Klubi shqiptar emëron trajnerin serb, reagojnë tifozët

Haga ngrit aktakuzë të re ndaj Hashim Thaçit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË