Shpërthimi i rasteve të reja/ Epidemiologu: Vazhdim i valës së parë, mbajtja e maskës dhe distancimi janë thelbësore

0

Epidemiologu Artan Simaku i ftuar në emisionin ABC-ja e Mëngjesit me gazetarët Enkel Demi dhe Sibora Bitri, e cilësoi shpërthimin e rasteve me Covid-19 gjatë ditëve të fundit, vazhdim i valës së parë të pandemisë. Ai u shpreh se pritej një rritje e rasteve, pas lehtësimit të masave, por në shifra më të ulëta. Simaku theksoi se mbajtja e maskës dhe ruajtja e distancimit fizik janë thelbësore në betejën kundër Covid-19.

Ndalur tek numri i testimeve, epidemiologu u shpreh nuk është kjo thembra e Akilit në mes të kësaj pandemie, por respektimi i masave dhe ndërgjegjësimi i popullatës.

Featured image of article: Epidemiologu: Shpërthimi i rasteve të reja vazhdim i valës së parë, nuk është ‘thembra’ e Akilit, por…

“Nuk është një rishpërthim, është vazhdim i shpërthimit fillestar. Ishte një situatë e pritshme pas lehtësimit të masave. Pritej në shifra më të ulëta. Distancimi dhe mbajtja e maskës duhet të respektohen. Në dukje është një masë e thjeshtë por është shumë e rëndësishme bashkë me higjienën vetjake. Testimi kryhet sipas kritereve. Edhe të kesh mundësi të testosh të gjithë popullatën, duhet të përdoresh strategji”, tha Artan Simaku.