Shpërthimi me tritol në Sarandë, arrestohet autori i dyshuar

Iliria News Agency
Iliria News Agency

14 Shkurt, 2023

Policia e Shtetit ka njoftuar sot arrestimin e autorit të dyshuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në hotelin që shpërtheu mëngjesin e së hënës në Sarandë.

Grupi i posaçëm hetimor, brenda disa orëve punë intensive hetimore arriti të zbardhi ngjarjen që tronditi qytetin e Sarandës, njofton policia.

Pas rreth 12 orësh u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe ndalimi i autorit të dyshuar, shtetasit S. Ç., 36 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, me pasoja të rënda materiale.

“Ky shtetas, mëngjesin e djeshëm, në lagjen nr. 1, Sarandë, dyshohet se ka vendosur një sasi lënde eksplozive në hotelin që babai i tij, shtetasi S. Ç., 63 vjeç, që e kishte në bashkëpronësi me shtetasin E. Dh.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shkak i konfliktit sipas policisë është një procesi gjyqësor që kishin 63-vjeçari dhe shtetasi E. Dh. i nisur që në vitin 2002, dhe në përfundim të të cilit, pjesa më e madhe e këtij hoteli do të kalonte në pronësi të shtetasit E. Dh”.

Si pasojë e shpërthimit me eksploziv, u shkatërrua plotësisht hoteli i ndërtuar në vitin 1996 dhe gjithashtu u shkaktuan dëmtime të fasadave të objekteve të tjera në afërsi të hotelit. Nga shpërthimi nuk pati asnjë shtetas të dëmtuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

sali-berisha

Berisha: Përse prej tre ditësh Rama i përvishet Albin Kurtit!

IMG_1832

Shqiptarja 46-vjeçare bën namin, vjedh 3 milionë euro

Rama-kurti

E ‘goditi’ Kurtin në një intervistë në BBC, profesori ‘zbulon’ qëllimin e Ramës: Po maskohet, kështu po e mbështet Vuçiqin!

auto_-800-0-647aeb42ec04c1685778209

Shpërthen në flakë makina para Bashkisë së Durrësit, zbardhen dyshimet e para

Policia-shqiptare

Tentoi të trafikonte lëndë narkotike në Shqipëri, arrestohet 33-vjeçari

rama bbc

Rama në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti jo. Tani është koha për paqe

Saimir_Tahiri

Ambasada amerikane reagon pas lirimit të ish-ministrit Tahiri: Do të ketë pasoja

Saimir_Tahiri

Lirohet nga burgu Saimir Tahiri

policia-italiane

Ngjarja e rëndë në Breshia të Italisë, viktima dhe autori nga Lezha

INFO

NA NDIQ