Shpëtimtarët nga Kosova shpëtojnë nga rrënojat një 3-vjeçare në Turqi

Iliria News Agency
Iliria News Agency

14 Shkurt, 2023

Shpëtimtarët nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim njoftuan se kanë arritur që të shpëtojnë një vajzë 3-vjeçare, që ishte bllokuar nën rrënoja në Hataj të Turqisë.

Nga tërmetet e fuqishme më 6 shkurt në Turqi dhe Siri, mbi 35.000 persona kanë vdekur.

Pavarësisht se ka kaluar kohë e gjatë që nga tërmetet, ekipet e shpëtimit ende po nxjerrin persona të gjallë nga rrënojat e ndërtesave të shembura.

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim po ashtu një ditë më parë ka ndihmuar në shpëtimin e një 26-vjeçareje në Hataj.

Përveç pjesëtarëve të kësaj shoqate, në Turqi është edhe një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ky kontingjent përbëhet nga specialistët e kërkim-shpëtimit urban, personel mjekësor ushtarak dhe qen të kërkim-shpëtimit.

Pjesëtarët e FSK-së deri më tani kanë arritur të shpëtojnë katër persona, që kishin qenë të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura në Turqi.

Pas tërmeteve prej 7.8 ballësh dhe 7.5 ballësh – që u përcollën edhe me goditje të tjera të fuqishme – në Turqi mbi 70 shtete nga e mbarë bota kanë dërguar ekipe të kërkim-shpëtimit./REL

https://m.facebook.com/100083268730287/videos/1132158304143430/?locale2=en_US

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bit-pazar

Sot ndërpritet masa e Qeverisë për ngrirje të çmimeve

rron gjinovci

VIDEO/Gjinovci: Mendësia feudale jo vetëm në Kosovë, paramendoni Ali Ahmeti selinë e ka në një katund në Tetovë

mesiq stipe mesic

Mesiq: Nëse dikush mendon se Kosova mund të kthehet me luftë, ai është një i humbur

policia kosoves

Thirrja e dyshimtë për marshim drejt veriut, Policia – qytetarëve: Mos bini pre

vucic

Momenti kur gazetarja e CNN i drejtohet herë Vuçiqit: A e njihni Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran?

stoltenberg nato

Stoltenberg: Dhuna ndaj KFOR-it në Kosovë është krejtësisht e papranueshme

xi-jinping

CNN/Mesazh shqetësues nga presidenti kinez: Përgatituni për skenarin më të keq

MUHAMERI

Ushtria partiake e “fejsbukut” në Maqedoni

zvecan serbet flamur

Tubime në Mal të Zi në mbështetje të serbëve në Kosovë

INFO

NA NDIQ