Shpëtimtarët shqiptarë në Turqi: Ky ishte momenti më prekës…

Iliria News Agency
Iliria News Agency

20/02/2023

Ekipi vullnetar i shpëtimtarëve nga Shqipëria, që mori pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi për rreth një javë, u kthye në atdheun e tyre më 15 shkurt, raporton Anatolia.

Një ekip shqiptar prej dhjetë shpëtimtarësh mori pjesë në një mision shpëtimi humanitar në provincën turke të Malatyas.

Në një intervistë për Anatolia, ata folën për eksperiencat e tyre gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit në zonën e prekur nga tërmeti shkatërrues.

Nebi Muça, kreu i Qendrës për Situatat Emergjente të Shqipërisë dhe drejtuesi i ekipit vullnetar që angazhohej në Turqi, tha se janë prekur veçanërisht nga skena kur gjetën trupat e pajetë të babait dhe djalit të përqafuar nën rrënoja.

“Për të qenë i sinqertë, ne ndjeheshim sikur ata ishin anëtarë të familjes sonë. Ishte vërtet e dhimbshme për të gjithë ne,” tha ai.

Me lot në sy, Muça tha se ishte e dhimbshme të shikoje familjet që prisnin që të dashurit e tyre të shpëtoheshin nga rrënojat.

“Ngjarja më prekëse, jo vetëm për mua por edhe për të gjitha ekipet që ishin aty, ishte përqafimi i babë e bir që vdiqën nën rrënoja. Ishte shumë e dhimbshme për të gjithë ne. Fillimisht pamë dorën e fëmijës, dhe ndërsa vazhduam të gërmojmë ngadalë, gjetëm edhe trupin e babait. Ashtu si një baba përqafon një fëmijë me shumë dashuri në jetën e përditshme, ne e pamë këtë skenë si një përqafim të përjetshëm”, tha Muça dhe shtoi:

“Ishte prekëse dhe kur pashë një foto të një çifti të ri të martuar dhe në atë moment mendova sa e shkurtër është jeta. Gjithashtu, kur sheh atë lumturi dhe buzëqeshje të përziera me rrënojat dhe gurët në atë foto, mendon se sa e çmuar është jeta. Ajo foto më është gdhendur veçanërisht në kujtesë”, tha ai.

Një tjetër vullnetar, Shkëlzen Shatri, theksoi se misionin e shpëtimit e kanë nisur me një lutje për të shpëtuar sa më shumë njerëz.

“Isha shumë i emocionuar që të arrija në vendin sa më shpejt të ishte e mundur ku do të kryenim operacionet e kërkim-shpëtimit dhe do të shpëtonim njerëzit nga nën rrënoja”, tha Shatri, duke shtuar se ishte e vështirë të harronim atë që kishin parë në Turqi.

Ai theksoi se ishte goditur veçanërisht nga skena kur gjetën trupat e një babai nën rrënoja, i cili e përqafoi fort djalin e tij për ta mbrojtur atë.

Bujar Rapo, i cili mori pjesë në aksion si specialist i kërkim-shpëtimit, theksoi se në Turqi u përpoqën të shpëtonin sa më shumë njerëz që kishin mbetur nën rrënoja.

Ai theksoi se nuk do ta harrojë kurrë të mbijetuarin që i telefonoi i dëshpëruar në telefon vëllait të tij që mbeti nën rrënoja.

“Telefoni po binte, por ne nuk dëgjonim asnjë zë, në të njëjtën kohë u futëm nën rrënoja për të kërkuar njerëz, por nuk dëgjuam asnjë zë. Kur dolëm në sipërfaqe, ai po na shikonte në sy. Ende e mbaj mend dhimbjen e tij të papërshkrueshme. Fatkeqësisht, më vonë u gjet trupi i pajetë i vëllait të tij”, tha Rapo.

Në operacionin e shpëtimit morën pjesë një ekip prej 73 punonjësish mjekësorë dhe specialistë të kërkim-shpëtimit nga Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë dhe Mbrojtjes Civile, shkruan AA. /tesheshi

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1316

Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e parezervë të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes

IMG_1293

Krerët e VLEN-it në Berlin: Diaspora i thotë po ndryshimit

zgjedhjet-maqedoni

Në Dibër dhe Qendër Zhupë më shumë votues sesa banorë

Screenshot_2024-04-19-19-07-50-881_com.android.chrome-edit

Prani e madhe e njësive policore në Haraçinë të Shkupit

menduh thaci

Thaçi: Na duhet mbi 150 mijë vota për Bujarin

IMG_1265

Sondazhi i IRI: Serbia aleati më i rëndësishëm për qytetarët maqedonas, Bullgaria, Rusia dhe Kosova shihen si kërcënim

kandidatet president maqedoni zgjedhjet

Edhe 4 ditë deri në përfundim të fushatës për zgjedhjet presidenciale, ja çfarë premtojnë e për çfarë akuzojnë kandidatët

FB_IMG_1713533454518

VLEN takon mërgatën shqiptare në Berlin dhe Cyrih

IMG_1268

Anketa e CRPC: VMRO-DPMNE në avantazh para LSDM-së, VLEN para Frontit Evropian, ja si janë me deputetë?

INFO

NA NDIQ