“Shpëtimtari” i Mijallkovit dhe Gruevskit, Enver Bexheti nuk arriti të bëhet gjykatës suprem

Iliria News Agency
Iliria News Agency

29 Mars, 2023

Seksioni penal në Gjykatën Supreme do të vazhdojë të funksionojë etnikisht i pa-balancuar si dhe me numër të vogël të gjykatësve pasi që sot Këshilli Gjyqësor nuk arriti të zgjedhë asnjë nga 5 kandidatët për këtë pozitë. Aktualisht në seksionin penal të gjykatës më të rëndësishme në vend ka vetëm një gjykatëse maqedonase, tre shqiptarë dhe një serbe ndërsa për shkak të numrit të vogël të gjykatësve, rrezikohet funksionimi i këtij seksioni, raporton Alsat.

Ndër kandidatët ishte edhe gjykatësi i Apelit, Enver Bexheti për të cilin Këshilli Gjyqësor muaj më herët kishte konstatuar se kishte mbajtur të fshehur në sirtar për 9 muaj lëndën “Target-Fortesa” ku të akuzuar janë Mijallkov, Gruevski dhe ish të punësuar tjerë të Policisë Sekrete dhe kështu, ka vendosur në rrezik mundësinë e vjetërsimit të saj.

Këto konstatime të institucionit ku vetë ata janë pjesë si dhe përmendja e këtij rasti në raportin e Departamentit të Shtetit nuk ju kishin lënë përshtypje katër anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, të cilët edhe pse nuk ia dolën, megjithatë i dhanë besimin Bexhetit për t’u avancuar në gjykatën më të rëndësishme në vend.

Kandidatë tjerë ishin Zoran Dimitrijevski, Danka Ristova, Tatjana Dukovska dhe Enver Amzai ndërsa përkundër biografisë dhe pikëve të fituara të ndryshme, ishte ironike fakti që pjesa më e madhe e kandidatëve morën numrin e njëjtë të votave.

Ambiciet e gjykatësit Enver Bexheti nda të cilit Këshilli Gjyqësor kishte konstatuar shumë parregullsi në punë nuk ndaluan me kaq. Ai kishte kandiduar edhe për në seksionin civil të Gjykatës Supreme – por, as këtu nuk ia doli të zgjidhet. Këshilli Gjyqësor në Gjykatën e Apelit në Gostivar zgjodhi kandidatët Daut Rustemi dhe Aleksandar Milloshevski ndërsa kryetar i Gjykatës Themelore në Tetovë u rizgjodh Hasan Asani.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

veriu i kosoves zvecan

Policia e Kosovës: Situata tani është qetësuar, u detyruam të reagonim

ekspertet ndryshimet kushtetuese caca nikollovska jeton shasivari

Bullgarët, kroatët, malazezët… pjesë e Kushtetutës, nuk hiqet 20% për gjuhën shqipe

evn-fatura

TVSH prej 18% do të rikthehet në fatura, do shtrenjtohet rryma

bujar osmani albin kurti

Osmani do të inicojë një vizitë në Mitrovicë, thirrje për qetësimin e tensioneve

ekspertet ndryshimet kushtetuese caca nikollovska jeton shasivari

Grupi i punës miratoi Propozim-iniciativën për nevojën e ndryshimit të Kushtetutës

izet visar mexhiti ganiu

Ganiu dhe Mexhiti në Çarshinë e Vjetër të Shkupit,takuan rininë dhe Esnafin (FOTO)

antoni-blinken

Blinken reagon për situatën në veriun e Kosovës

kurti kfor

Përplasjet e dhunshme në veri të Kosovës, Komandanti i KFOR-it takohet me Kurtin

kovacevski

Kovaçevski: Do të bëjë gjithçka që qytetarët të kenë standard sikur në ish-Jugosllavinë

INFO

NA NDIQ