Shpifjet e Xhevat Ademit ndaj Jashar Kasamit

0

Nga Sulejman MEHAZI/

Xhevat Ademi gjatë bisedës telefonike me Ali Ahmetin, lëshuar nga El Çeka, shpifos si ato gratë e këqija ndaj Teuta Arifit dhe Ispektorit Shtetëror të Arsimit, Jashar Kasamit.
Për hirë të së vërtetës dhe dashurisë ndaj arsimit jemi të detyruar t’i zbulojmë të pa vërtetat shpifëse të Xhevat Ademit ndaj profesorit të dashur dhe Ispektorit tonë të Arsimit , Jashar Kasamit.
T’ia bëjmë me dije Xhevat Ademit, se Kasam Jashari, që në moshën e beqarisë që nga mosha 23-24 vjeçare ka qenë profesor i shkëlqyer e pa farë damke morale e intelektuale në Gjimnazin e Tetovës, vitet 1975-1985. Aftësia e bukur oratorike dhe dija e tij e madhe na mahniste neve nxënësve, më pas, sistemi komunist e përjashton nga puna si nacionalist e i papërshtshëm për arsim.
Më vonë, me ardhjen e demokracisë, 1990-91, punësohet në Ispektoriatin Shtetëror të Arsimii, detyrë që e ushtron me shumë sukses dhe sot e kësaj dite.
I nderuar Xhevat, Jashar Kasamin më së miri e njohin nxënësit dhe arsimtarët e shkollave fillore dhe të mesme sesa ju, ju e njihni vetëm për të shpifur e gënjyer për te. Teuta Arifi e ka njohur më mirë se ti, Jashar Kasamin, prandaj ka bashkëpunuar me te, jo vetëm kaq, po lirisht mund të themi se Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi, mund edhe të krenohet me Ispektorin Shtetëror të Arsimit, Jashar Kasamin. Me principialitetin e seriozitetin e tij, me precizitetin e punës ka mbetur gjallë arsimi shqip, vetëm ai, Jashar Kasami, është duke e mbajtur gjallë arsimin shqip, mos të ishte Jashar Kasami, haos do ishte arsimi në Tetovë e fshatrat për rreth. T’kishte mbetur arsimi shqip në duart e tjetër kujt vaj halli për shkollat, nxënësit e fëmijët tanë. Për shkak Jashar Kasamit, arsimtarët, pak nga frika e pak nga turpi përgatiten për orë mësimore, të kishte mbetur arsimi në duart e drejtorëve të shkollave kurrë nuk do ishin përgatitur për mësim. Pra nëse z. Teuta Arifi mund të lëvdohet, përveç Ispektorit Jashar Kasamit, me asnjë tjetër.
Shtojcë:
Si mund të jeshë aq i pafyturë e t’i thoni Ali Ahmetit, se Jashar Kasami gjatë pushimeve verore e ka mbytur gruan, ku dhe vet Jashar Kasami e përjetoi shumë keq vdekjen e saj të befasishme në Durrës. Si mundet ta mbysë gruan e të mos burgoset e përgjigjet para gjykatësve. Shpifje, shpifje, shpifje!
Xhevat i dashur, Teuta Arifi më e mençur është se ju, prandaj s’të ka degjuar e të ka larguar gjatë fushatës zgjedhore, sikur ta përkrahje ti, ajo do humbte para Bilall Kasamit në Tetovë.