Shpjegimi i thjeshtë i Escobar se çka do të jetë Asociacioni

Iliria News Agency
Iliria News Agency

18 Mars, 2023

Emisari i SHBA’së në bisedimet Kosovë -Serbi Gabriel Escobar i cili është diplomati kyc që po bën presion për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ka bërë një shpjegim interesant se çfarë do të jetë ky mekanizëm.

I pyetur se si e mendon mënyrë që Asociacioni do të kontribuonte në një bashkëjetesë paqësore në mes të të dyja komuniteteve dhe do të ulte tensionet mes tyre, Escobar ka shpjeguar se cfarë do të jetë ky mekanizëm.

Sipas tij, Asociacioni do t’i merrte përsipër shërbimet që serbëve të Kosovës u ofrohen atyre nga Serbia dhe do t’i fuste ato nën kuadrin ligjor të Kosovës. Kështu duhet të jetë dhe kështu do të jetë.

“Një nga gjërat më të rëndësishme që do të bënte është se do të krijonte lidhje në mes të një popullate, e cila ndihet e izoluar, e margjinalizuar, si dhe Qeverisë qendrore. Dhe, ne po flasim në të vërtetë për shërbime komunale. Nuk po flasim për funksione ekzekutive. Ne po flasim rreth ofrimit të shërbimeve për njerëzit në gjuhën e tyre. Kështu që, Asociacioni do t’i merrte përsipër shërbimet që u ofrohen atyre nga Serbia dhe do t’i fuste ato nën kuadrin ligjor të Kosovës. Kështu duhet të jetë dhe kështu do të jetë” ka theksuar Escobar për REL.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

biljana angelova

Biljana Angellova, rektore e re e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

visar ganiu

Ganiu: Bulevardi “Cvetan Dimov” në Çair po bëhet realitet

bekteshi

“Haraçina nuk është në hënë”, Bekteshi i kërkon Spasovskit ta kryej punën!

Feta Alimi lirohet

BESA: Sot pas gjashtë viteve lirohet nga burgu Abdylfeta Alimi

kim-mehmeti

Kosova është e rrezikuar edhe nga ‘përfaqësuesit’ shqiptarë të Beogradit në Prishtinë e Tiranë!

kasami alsat

Kasami: 20 %, kusht për ndryshimet kushtetuese

grubi balluku

Grubi – Balluku: Jetësimi i Korridorit 8, arritje e madhe për mbarë rajonin

server

Pyet Serweri: A e denoncoi ende sekretari Blinken dhunën ndaj KFOR-it në veri?

hisen berisha

Befason Hisen Berisha, mbështet Kurtin

INFO

NA NDIQ