Shpjegimi shkencor i Hoxhës nga Kosova: Ja pse ekzistojnë tërmetet

Iliria News Agency
Iliria News Agency

10/02/2023

Një nga hoxhallarët e njohur të Kosovës, Halil Avduli, ka dhënë një shpjegim interesant mbi tërmetet në aspektin shkencor, sigurisht me burim hyjnor të “pse”-së së tyre si ligjësi. Ai ka marrë për shembull krahasues tenxherenë me presion, si një ilustrim i thjeshtë i paevitueshmërisë së tërmeteve, një fenomen sa tragjik aty ku bie, por aq dhe shpëtimtar për pjesën tjetër të botës.

Ja ç’shkruan ai:

“A mund të ekzistoj toka pa tërmete?

Imagjinoni.. tenxheren mbyllëse, nëse mbyllni valvulën, çfarë do të ndodhë?

Kontinentet janë gjithmonë në lëvizje, ato nuk janë dalur që kur janë krijuar përmes shtatë pllakave të mëdha tektonike, dhe disa pllakave të tjera dytësore, të cilat i bartin ato dhe detet në të gjitha drejtimet.

Prandaj, tërmetet janë pjesë e ligjeve të Zotit në tokë para dhe pas ardhjes së njeriut në tokë.

Është e vërtetë e dhimbshme që tërmetet mund të jenë e vetmja fatkeqësi natyrore tokësore që mbytë numër të madh njerëzish në pak sekonda.

Megjithate, Po të mos ishin tërmetet, korja e tokës do të kishte shpërthyer dhe copëtuar!! ️

Një tërmet është një valvul që çliron energjinë e akumuluar të ruajtur në koren e tokës.

Kështu e ka kurdisur Zoti, në zona të caktuar të lirohet kjo energji e akumuluar në brendsi të kores së tokës që të shpetoj pjesa tjetër e tokës.

Japonia është vendi më i rrezikuar nga tërmetet.

Vendet e para me më shumë vdekje dhe dëme, janë Kina dhe Irani.

Ndërsa kontinenti më pak i rrezikuar nga tërmetet është Antarktida (kontinenti jugor i ngrirë i pa banuar) dhe Australia si kontinent i banuar.

Fjala -ligj- është përmendur 16 herë në Kuranin fisnik, për të na sinjalizuar se ligjet e Allahut në kozmos janë pjesë e vullnetit kozmik të Zotit për mes të cilave funksionon Gjithësia”, shkruan Hoxha nga Kosova.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

sermet sulejmani

Në kafenenë time më nuk do të flitet për politikë

shkolle klase

Për një vit u mbyllën 14 shkolla në Maqedoninë e Veriut

titanik

Zgjidhet dilema e famshme e skenës ikonike të filmit Titanik?

Ibrahim Kazimi

Romani «Eskadronët e Vdekjes»(kronikë e një kasaphane) -një sakrament historik mbi sakrificën kombëtare…

universiteti-i-tetoves-UT

FOTO/ UT bashkëpunim me institucionet shëndetësore të Republikës Federale të Gjermanisë

enver tivari

Zbulohet urdhri i Enver Hoxhës për masakrën e Tivarit: “T’i zhdukim ose t’i shpërngulim” shqiptarët

perkrenare ilire muze

Arkeologët kroatë e gjejnë një përkrenare ilire, është më shumë se 2500 vjet e vjetër

ilir ikonomi

Ilir Ikonomi, fituesi i Çmimit ‘Lumo Skëndo’ me ‘Apostulli-n’

cerdhe

Mbi 500 edukatore punojnë me status të pazgjidhur

INFO

NA NDIQ