Shporta e Vitit të Ri, OEMVP: Nuk ka shkelje dhe manipulime nga ana e tregtarëve

Picture of Ina Online
Ina Online

26/12/2024

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP) thotë se nuk ka shkelje dhe manipulime nga ana e tregtarëve dhe prodhuesve sa i përket shportës së vitit të ri.

Kreu i kësaj ode të bizneseve, Mendi Qyra deklaroi se informatat që vijnë nga kompanitë, anëtarë të Odës, thonë se nuk ka truke dhe manipulime. Thotë se nuk janë të mirëseardhura as kërcënimet nga ana e autoriteteve të pushtetit për masa eventuale.

“Kërcënimet nuk besoj nuk do të jenë të mirëseardhura, për arsye se ne kemi edhe anëtarë të odës ekonomike të cilët na potencojnë, e verifikojnë atë që qëndrojnë pas asaj që e kanë thënë”, deklaroi Mendi Qyra, Kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.

Për OEMVP masat për ngrirje të çmimeve apo përkufizim të marzhës, janë të papranueshme, pasi ata përsërisin se e mbrojnë tregun e lirë. Kryetari Mendi Qyra u bën thirrje kompanive që kanë marrë për obligim të ulin çmimet, t’i përmbahen marrëveshjes, sidomos deri me 15 janar.

“Ne si Odë ekonomike e mbrojmë gjithmonë tregun e lirë dhe nuk jemi me atë që masat e parakohëshme që morri qeveria e kaluar dhe kjo qeveri në fillim, domethënë ngrirjen e çmimeve që nuk jemi për atë”, tha Mendi Qyra, Kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.

Reagimi i OEMVP vjen pasi që kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi ditëve të fundit dolën me konstatime se janë hasur rritje të çmimeve të produkteve bazë deri në 25 përqind, duke i cilësuar si manipuluese dhe çnjerëzore.(INA)

TË FUNDIT

Përplasja e ashpër mes Qokut dhe Apasievit në Kuvend

Bilall Kasami e konfirmon: Do të kandidoj edhe për një mandat në Komunën e Tetovës

Miratohet Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve, licencat edhe në shqip

Durmishi: Viti 2025, vit i projekteve të mëdha infrastrukturore!

“Nuk të prek më”, Egli përlotet pas diskutimit me Gjestin (Video)

Juli vjen me një deklaratë të rëndë për Eglin

ME TE LEXUARA

1

"Nuk të prek më", Egli përlotet pas diskutimit me Gjestin (Video)

LEXO MË SHUMË