Shporta konsumatore ka arritur në rreth 50 mijë denarë – Frutat dhe perimet super luks për qytetarët

INA
INA

23/10/2023

Çmimet e larta të produkteve dhe të ardhurat e ulëta të qytetarëve çdo ditë e më shumë ndikojnë në uljen e fuqisë blerëse në tregun e Bit Pazarit, shkruan Alsat.

Qytetarët kanë interesim, por nuk mund të furnizohen me të gjitha produktet e nevojshme. Thonë se dita ditës shkurtojnë listën e blerjeve.

“Çfarë të blejmë, pa para nuk i japin këto shitësit… Çmimet viran, me 12 mijë denarë sim und të jetojmë në kohën e sotme. Çfarë me bërë turshi, 60-80 denarë, nuk kemi bërë as turshi.. Çfarë të bësh, ja 150 denarë preshi, as një pite nuk mund ta bësh”, tha një qytetar.

“Çmimet shtrenjtë janë, çka me ble speca, domate…. Më pak, më pak, kot, rrogat e vogla”, u shpreh një qytetar tjetër.

“Çmimet janë pak më të larta, normalisht, sepse po vjen viti i ri, ai që ka para do ta blejë mallin më të mirë, ai që nuk ka e blen atë mesataren…Unë kam marrë bishtaja prej 80 ka filluar në shtator, tani u bë 120, tani 140 mora”, theksoi një qytetar.

“Çmimet janë shtrenjtë, tani për tani për standardin tonë janë shtrenjtë, edhe koha e turshive, edhe nuk ka mjaftushëm, ajo që është nuk është cilësi… Turshi kam marr vetëm speca, çmimet e specave për ajvar, 100 denarë kilogrami”, tha një qytetar.

Të pakënaqur edhe shitësit, ata thonë se produktet u mbeten për disa ditë pa shitur, gjë që më pas ndikon në prishjen dhe hedhjen e tyre.

“Me të tregu realitetin unë këtë mall e kam që dje, shitje nuk ka fare fare, edhe çmimet nuk janë shumë të larta, por buxheti shumë i dobët i popullatës që ai dëshiron të vendos turshi, të blejë diçka, por 70 denarë një kilogram speca, nuk ka mundësi me ble, këtu duhet të mendoj edhe shteti, duhet të mendoj për popullin. Me 5000 denarë sociale, çfarë do të bëjë ai, a do marrë ilaçe, a do paguaj rrymën, a do të merr diçka për të ngrënë, a dëshiron të bëjë ndonjë turshi. Jashtëzakonisht është dobët krahasuar me vitet e kaluara”, tha një shitës.

“Shumë dobët, shumë dobët… Ja kam gjëra 10 denarë, lakra 30 denarë, por është shumë dobët. Në sasi nuk mund të harxhosh asgjë, ne kemi shumë harxhime, këtë askush nuk e llogarit, këtu nuk shitet asgjë. Këtë askush nuk e merr parasysh”, theksloi një shitës.

“Çmimet nuk janë të lira, janë të larta, njerëzit nuk kanë të holla me ble, dallimi sivjet me vjet është shumë i madh, më pak ka shitje, se çmimet janë më të larta, rrogat të dobëta, nuk mund t’ja dalin qytetarët…Normal që kemi humbje se ky mall nëse nuk shitet brenda dy ditëve duhet të hidhet, nuk mund të mbijetojë mbi dy ditë”, pohoi një shitës.

Qytetarët tashmë një kohë të gjatë po ballafaqohen me çmime të larta, shporta konsumatore ka arritur në rreth 50 mijë denarë./Alsat

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-12-10-23-42-16-882_com.android.chrome-edit

Kush ishte Liridona dhe Naimi? Detajet e pathëna për vrasjen në Kosovë (video)

rip-600x360

Vdes në detyrë në Jarinjë një polic kufitar i Njësisë Speciale

TABANOC-696x522

Kapen 13 sirianë në afërsi të vendkalimit kufitar “Tabanoc”

bullgari-maqedoni

OKB: Bullgaria t’i garantojë të drejtat e pakicës maqedonase

Izet Mexhiti kasami opozita len lidhja

LEN: BDI së pari i mashtroi shqiptarët me Naser Zyberin, tani për së dyti me Talat Xheferin si kryeministër teknik-administrativ

sela

Ndërroi jetë aktivisti i ASH-së, Emri Bislimi

granit plavaa

Të burgosurit tentuan ta sulmojnë Plavën: Tre të dyshuarit për vrasjen e Liridonës shpërndahen në burgje të ndryshme

arrestime terrorizem shkup

Ndalohet një 20-vjeçar nga Kumanova, kapet me lëndë narkotike

naser zyberi

Zyberi me rastin e 10 dhjetorit: Secili ka të drejtë të jetojë një jetë normale

INFO

NA NDIQ