Shporta minimale e konsumatorit më e lartë se paga mesatare

Shporta minimale e konsumatorit në shkurt ishte 33.702 denarë që nënkupton se aq para ishin të nevojshme që një familje katëranëtarëshe t’i përmbushë nevojat themelore mujore.

Në krahasim me pagën mesatare të paguar në dhjetor si e dhënë e fundit zyrtare nga Enti Shtetëror i Statistikës, shporta minimale e konsumatorit është për gati 5.500 denarë më e lartë.

Më së shumti para ose 14.078 denarë ishin të nevojshme për ushqim dhe pije, 10.825 denarë për nevojat e shtëpisë dhe 2.478 për transport, tregojnë të dhënat e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, e cila për çdo muaj e llogarit vlerën e shportës minimale sindikale. Për këpucë dhe veshmbathje ishin të nevojshme minimum 2.131 denarë, ndërsa për aktivitete kulturore vetëm 1.067 denarë.

Nga LSM para pak kohësh theksuan se paga mesatare mbulon rreth 70 për qind të shportës së konsumatorit. Për shkak të kësaj, kërkojnë me rritjen e pagës minimale, të rritet edhe paga minimale. Angazhim i LSM-së është që paga minimale të rritet në 60 për qind të pagës mesatare që, sipas sindikatës, është praktikë në shtetet evropiane.