Shporta minimale ka arritur në 33.650 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për janarin e vitit 2021 është 33.650 denarë.

Siç kumtoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM), elementët që përbëjnë shportën, ushqimin dhe pijet janë 14.021.96 denarë, strehim 10.817.34, higjienë 2.375.68, transporti 2.483.93, veshje dhe këpucë 2.157.25, për kulturën 1.067.86, ndërsa për mirëmbajtjen e shëndetit 726.25 denarë.

Duke iu referuar Entit Shtetërore të Statistikave, LSM kujton se paga mesatare neto në nëntor të vitit të kaluar ishte 27.588.00 denarë. Atëherë, vlera e shportës minimale të sindikatës ishte 33.742.10 denarë.